Carovska: Garancia për të rinj e cila zbatohet edhe në vendet e BE-së i aktivizon të rinjtë në tregun e punës

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka 21 Shtator, 2018 23:05

Carovska: Garancia për të rinj e cila zbatohet edhe në vendet e BE-së i aktivizon të rinjtë në tregun e punës

Zhvillimi i shërbimeve sociale për qytetarët, intensifikimi i luftës për ballafaqim me varfërinë dhe përjashtimin social në shtet, reformat sociale por edhe Garancia për të rinjtë ishin temat në të cilat ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Milla Carovska, bisedoi me banorët e Komunës së Ilindenit.

“Aktivizimi dhe promovimi i punësimit të të rinjve në tregun e punës e përmirëson kalimin e të rinjve nga shkolla në punë. Për këtë qëllim e kemi Garancinë për të rinj për të cilën deri në fund të vitit janë paraparë 8,8 milionë euro, ndërsa qëllimi i së cilës është t’i mbajë të rinjtë në Maqedoni. Po kjo masë, me vite zbatohet edhe në vendet e BE-së. Bashkimi Evropian investon në zhvillimin e të drejtave të punëtorëve dhe angazhohet që ato të gëzohen në mënyrë të barabartë prej të gjithë qytetarëve”, potencoi ministrja Carovska në takimin me banorët e Ilindenit.

Gjithashtu, ministrja në mënyrë të detajuar e shpjegoi reformën sociale me të cilën rriten të ardhurat e garantuara minimale, por edhe vendosen shtesa të reja për uljen e varfërisë së fëmijëve.

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka 21 Shtator, 2018 23:05