Carovska: Masat e qeverise kanë bërë që kriza ekonomike të mos jetë dramatike

Desk
By Desk May 12, 2020 22:34

Carovska: Masat e qeverise kanë bërë që kriza ekonomike të mos jetë dramatike

Mila Carovska, zv kryeministre për Çështje Ekonomike vlerëson se si shoqëri menaxhojmë mirë situatën, por edhe qytetarët i respektojnë masat.

Sa i përket hapjes se çerdheve, sipas saj nëse fillojnë me pune pjese te ndryshme te kapaciteteve ekonomike, duhet të nisin me pumë edhe çerdhet. Megjithatë para se kjo te ndodhe duhet te mbarojë skriningu, ku do të bëhet testimi i të punësuarve në çerdhe, me pas të përgatiten objektet. Hap-pas hapi thotë Carovska, po hidhen hapa pozitië. Megjithatë, ajo shton, nuk duhet te krijohet eufori, por kujdes. Situata dramatike, sipas saj, nuk ka pasur ne vendin tone sa i përket virusit korona, pasi gjendja është menaxhuar me kujdes. Sa i përket protestës së paralajmëruar, ajo thotë se kanë të drejtë të protestojnë, por duhet te respektohen masat.

Desk
By Desk May 12, 2020 22:34