Carovska, Milevski dhe Pavlevski në Konçe: Kemi shumë vende me potencial të madh turistik, investojmë në zhvillim ekonomik lokal

Carovska, Milevski dhe Pavlevski në Konçe: Kemi shumë vende me potencial të madh turistik, investojmë në zhvillim ekonomik lokal

Po realizohen investime me të cilat nxitet zhvillimi ekonomik lokal dhe me të cilat mundësohet zhvillim i të gjitha rajoneve dhe komunave në vend. Bukuritë natyrore janë sfidë e vërtetë për turistët, ndërsa vendi ka numër të madh të vendeve të vogla me potencial të madh turistik të cilat duhet të promovohen dhe të ofrohen për mysafirët vendorë dhe të huaj, tha zëvendëskryeministrja për Çështje Ekonomike, Milla Carovska e cila sot bashkë me ministrin e Vetëqeverisjes Lokale, Goran Milevski dhe zëvendësministrin e Vetëqeverisjes Lokale, Dejan Pavlevski e vizitoi komunën Konçe.

Carovska, Milevski dhe Pavllevski bënë ekspertizë në punët ndërtimore të nënprojektit për përmirësim të qasjes dhe atraktivitetin e lagjes liqeni i diellit Mantovë dhe rrethinë, ndërsa ishin të shoqëruar nga kryetari Bllagoj lliev. Ky nënprojekt, i cili është në fazën përfundimtare dhe është në vlerë prej 295 mijë euro është pjesë e projektit për Vetëqeverisje Lokale dhe Konkurrencë Rajonale, ndërsa zbatohet me mjete financiare të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Bashkimit Evropian është në bashkëpunim me zyrën e Bankës Botërore.

Carovska tha se me Projektin për Vetëqeverisjes Lokale dhe Konkurrencë Rajonale realizohen më shumë nënprojekte në 10 destinacione në vend, me çka shtoi se investimet të cilat për momentin realizohen për rritjen e atraktivitetetit të këtyre lokacioneve turistike do të kontribuojnë për ballafaqim me krizën ekonomike, e shkaktuar nga kriza shëndetësore, ndërsa më tutje edhe për zhvillim më të shpejtë të turizmit alternativ.

Sipas ministrit Milevski ky projekt është vazhdimësi e aktiviteteve të cilat kishin filluar nga Ministria e Vetëqeverisjes Lokale dhe të cilat janë pjesë e bashkëpunimit ndërkufitar përmes programit IPA me Republikën e Bullgarisë dhe Republikën e Greqisë.

Zëvendësministri i Vetëqeverisjes Lokale Dejan Pavllevski përmendi se në tre vitet e kaluara përmes buxhetit të shtetit dhe me mjete financiare nga donatorët e huaj, për zhvillim lokal dhe rajonal janë investuar përmes 100 milionë euro.

Kryetari i komunës Konçe, Bllagoj Iliev, shfaqi kënaqësi nga mbështetja e Qeverisë dhe Ministrisë për Vetëqeverisje Lokale në realizimin e projekteve me të cilat përmirësohet jeta e qytetarëve dhe avancohen mundësitë për zhvillim lokal ekonomik dhe theksoi se komuna do të vazhdojë të realizojë projekte në drejtim të cilësisë më të lartë dhe mundësi më të mira për qytetarët.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka 22 Maj, 2020 21:02

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.