Carovska: Nuk kemi nevojë për ndryshim, gjysëmvjetorin e dytë vazhdojmë me të njëjtin model

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Mila Carovska mbrëmë në TV Klan tha se nuk ka nevojë për ndryshime këtë vit në arsim dhe do të vazhdojë me të njëjtin model edhe në gjysmëmvjetorin e dytë, përcjell FLAKA.
“Në gjysëmvjetorin e parë, sfida më e madhe ishte se si mësuesit do të përballen me mësimin online, por kjo sfidë është kapërcyer dhe ne vazhdojmë gjysëmvejtorin e dytë sipas modelit tashmë të krijuar hibrid: në internet, me prani fizike dhe në Tv KLASA. Ajo që ishte sukses, nuk mendoj se duhet ndryshuar dhe unë mendoj se gjysëmvejtori i dytë do të vazhdojë të zbatohet me modelin e kombinuar dhe se ne do ta përfundojmë këtë vit shkollor sipas modelit të vendosur me sukses”, tha ministrja Carovska. FLAKA