Carovska: Puna për festa të paraqitet dhe paguhet

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka May 1, 2019 19:09

Carovska: Puna për festa të paraqitet dhe paguhet

Ndërmarrjet kanë të drejtë të punojnë për festa por ato duhet të paraqiten te Inspektorati i Punës dhe të punësuarve duhet t’u paguhet festa.

Kështu deklaroi ministrja e punës dhe politikës sociale, Mila Carovska, pas mbledhjes së rregullt të këshillit ekonomik social, ku ishte i pranishëm edhe kryeministri, Zoran Zaev, dhe përfaqësuesit e sindikatave dhe punëtorëve.

“Çdo firmë mund të paraqesë se për ndonjë festë do të punojë. Nëse paraqitja është e rregullt në Inspektoratin e Punës, më pas ndiqet nëse do të paguhet rroga me shtesë për punë në festa. Nëse paguhet shtesë për festa, ligji është respektuar”,- deklaroi Mila Carovska nga MPPS.

Njëherit u paralajmërua se rritja e rrogave është proces dhe në të ardhmen kjo do të intensifikohet akoma më tepër. Zyrtarët e qeverisë paralajmëruan se nga 1 korriku rroga minimale do të rritet në 13.000 denarë.

Dialogu vazhdon dhe do të gjendet mënyra kur të gjithë faktorët do të jenë të kënaqur me hapat e këtillë drejt progresit, u tha pas mbledhjes së Këshillit Ekonomik Social. (TVM2)

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka May 1, 2019 19:09