Çavi kërkon të kthehet në shtëpi, sheikët nuk lejojnë

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 3 Nëntor, 2021 23:57

Çavi kërkon të kthehet në shtëpi, sheikët nuk lejojnë

Skuadra e Barcelonës është në kërkim të një trajneri, pasi pak ditë më parë shkarkoi Ronald Kumanin. Emri më i përfolur për të marrë postin e trajnerit të ‘Blaugranëve’ është Çavi Hernandez që momentalisht është në krye të “Al Sadd”. Ky i fundit në një intervistë, ka konfirmuar dëshirën e tij për t’u rikthyer te Barça.

“Kam folur me Barcelonën gjatë këtyre ditëve, është e vërtetë, por tani duhet të arrihet marrëveshja mes dy klubeve. Drejtuesit e Barcelonës kanë ardhur këtu për të negociuar, ne të gjithë jemi të emocionuar, do të shohim nëse do të përfundojë ashtu siç duhet. Unë dua të kthehem në shtëpi, shpresoj që kjo të ndodhë, klubet tashmë e dinë pozicionin tim”, tha Çavi.

Mediat spanjolle janë të bindura se Çavi do të marrë drejtimin e Barcelonës dhe gjithçka do të zyrtarizohet gjatë ditëve në vijim.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 3 Nëntor, 2021 23:57