Çavushogllu: Presim hapa konkret në luftën kundër “FETO”-s

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka July 16, 2019 20:23

Çavushogllu: Presim hapa konkret në luftën kundër “FETO”-s

Turqia gjithmonë do të vazhdojë me mbështetjen e Maqedonisë së Veriut, andaj edhe ratifikuam protokollin e anëtarësimit në NATO. Kështu porositi ministri i jashtëm i Turqisë, Mevlud Çavushogllu, pas takimit me ministrin e jashtëm NikollaDimitrov, duke mos harruar të kërkojë nga organet e shtetit që duhet të merren masa ndaj organizatës terroriste FETO.

Nuk dua të flas në mënyrë hipotetike, por pritjet tona janë të qarta, punojmë bashkërisht në atë drejtim dhe presim hapa konkret. Pritjet tona, shteti jonë mik i di shumë mirë dhe është mirë që edhe në të ardhmen ta vazhdojmë bashkërisht këtë punë dhe të fitojmë rezultate konkrete- deklaroi  Mevlut Çavushoglu.

Ministri i jashtëm Nikolla Dimitrov, deklaroi se Maqedonia e Veriut dhe Turqia kanë raporte miqësore pa interes. Ai tha se vendi do të bëjë gjithçka që mundet lidhur me organizatën FETO, por shtoi se nuk ka nevojë për kushtëzime.

Kur ka traditë të gjatë të miqësisë është vështirë të flitet për kushte, nëse vendet janë shumë të afërta. Nëse vendet janë të afërta patjetër të sundojë mirëkuptimi. Problemi i mikut tonë është edhe problem i joni. Në aspekt të vullnetit politik do të bëjmë gjithçka për të ndihmuar, kemi bashkëpunim të shkëlqyer mes shërbimeve të zbulimit. Por nuk kemi duar të zgjidhura deri në fund, për shkak se kemi sistem të brendshëm dhe ndërkombëtar juridik që duhet ta ndjekim. Procedura për shumë prej këtyre personave është duke rrjedhur në Gjykatën themelori Shkupi 1 dhe në Prokurorinë publike- tdeklaroi Nikolla Dimitrov.

Ministri i jashtëm turk Mevlut Çavushogllu foli edhe për furnizimin me sistem anti-raketor që bën Turqia nga Rusia. Ai tha se pasi nuk kanë arritur marrëveshje me NATO-n dhe SHBA-në për ta marrë këtë sistem nga shtetet anëtare të aleancës, Turqia ka vendosur të furnizohet nga Rusia dhe kjo nuk paraqet kërcënim për asnjë shtet tjetër. Duke komentuar negociatat mes Kosovës dhe Serbisë, ministri i jashtëm turk Çavushogllu deklaroi se Turqia ka raporte të mira me të dy shtetet dhe nuk do të imponojë marrëveshje mes dy palëve, por do të respektojë çarë do qoftë marrëveshje që do të arrijnë të dy shtetet.

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka July 16, 2019 20:23