Çdo ditë e më pak gjuetarë!

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 3 Nëntor, 2021 21:13

Çdo ditë e më pak gjuetarë!

Koncensioneri Lulzim Lela, i cili mbulon tërësisht gjuetinë e kafshëve të egra në lokalitetin Bomovë, pjesa kufitare dhe një pjesë të madhe të rajonit të Dibrës, thotë se aktualisht gjuetarët lokal dhe rajonal, interesim më të madh në terren shprehin për gjuajtjen e lepurit.

Sezoni i gjuetisë në territorin të rajonit të Dibrës filloi më 1 tetor. Koncesionerët që mbulojnë këtë territor për gjueti të kafshëve të egra thonë se interesimi për gjueti në këtë rajon edhe më tej është atraktiv, por qëndron edhe fakti se ka një ulje të numrit të gjuetarëve. Në këtë sezon i cili përfundon më 31 janar, janë ndërmarr edhe aktivitete të tjera për mbrojtjen të disa kafshëve të egra me qëllim që të rritet fondi i tyre. Aktualisht interesimi më i madh nga ana e gjuetarëve nga komunat Dibër, Qendër Zhupë dhe Mavrovë Rostushë, por edhe nga Struga, Ohri dhe qytetet të tjera të vendit është për gjuajtjen e lepurit dhe derrit të egër. Koncensioneri Lulzim Lela i cili mbulon tërësisht gjuetinë e kafshëve të egra në lokalitetin Bomovë, pjesa kufitare dhe një pjesë të madhe të rajonit të Dibrës, thotë se aktualisht gjuetarët lokal dhe rajonal, interesim më të madh në terren shprehin për gjuajtjen e lepurit. Por sipas tij ka një interesim të madh edhe për gjuajtjen e derrit të egër.

“Me qëllim që të rritet fondi i kafshëve të egra këtë vit kemi marr vendim që të mos pranojmë gjuetar nga Republika e Shqipërisë por edhe nga shtet të tjera. Viteve të kaluara në lokalitetin të koncesionit tonë kishim shumë gjuetar nga Shqipëria, Spanja, Italia etj. Por, vërehet fakti se ka një ulje të fondit të kafshëve të egra. Andaj vendosëm që në këtë lokalitet si koncesioner këtë sezonë t’ju japim të drejt për gjuajte vetëm gjuetarëve lokal dhe rajonal”, deklaroi për KOHA, Lulzim Lela. Sipas tij këtë vit kur është në pyetje gjuajtja e kafshëve të egra, ka një ulje të gjuetarëve lokal dhe shumë të rinj të cilët merreshin me gjueti kanë marr rrugën e migrimit. Gjuetia aktualisht e lepurit dhe derrit të egër kryesisht realizohet gjatë vikendeve. Kemi gjuetar të rregullt të cilët kanë hobi gjuetinë por disa nga ata bëjnë edhe përfitimet e tyre sidomos nga shitja e mishit të derrit të egër. Disa gjuetarë dibran thonë se mishi i derrit të egër në treg për një kilogram shitet 500 denarë. Koncesioneri Lela sqaron se lejet vjetore janë 4 mijë denarë, kurse lejet ditore 400 denarë. Gjuetarët të cilët janë prezent në këtë lokalitet thonë se territori i Dibrës ka shumë kafshë të egra të cilët nga koncesioneri janë të mbrojtura dhe lejohet gjueti vetëm të kafshëve të cilët janë të përcaktuara për gjuajtje.

Koncensionerët potencojnë se gjuajtja e derrit të egër është në qendër të vëmendjes dhe për çdo sezon vjetor gjuetarët në pjesën dërmuese të tyre gjuajnë derrin e egër. Të dhënat të institucioneve kompetente potencojnë se prezenca e derrit të egër në territorin e Dibrës është e madhe edhe atë për shkak të vegjetacionit të fuqishëm në malet e Dibrës, ujërat e shumta që disponojnë malet por edhe klima adekuate për këta kafshë të egra. Kur jemi tek prezenca e derrit të egër të theksojmë se gjatë muajve të kaluara pikërisht kjo kafshë e egër ka bërë dëme të mëdha duke dëmtuar plantazhe me arra, lajthi, misër etj. (koha.mk)

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 3 Nëntor, 2021 21:13
  • Ndiqeni faqen tonë në Facebook për lajmet më të fundit dhe për prodhimet tona më të reja multimediale.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Instagram me përmbajtje të veçantë dhe informuese – fotogaleri, video dhe infografika.
  • Abonohuni në kanalin tonë në Youtube për videove ekskluzive nga të katër anët e globit.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Twwiter për t’u informuar vazhdimisht për zhvillimet më të fundit në Maqedoninë e Veriut, në rajon dhe në botë.