Çdo ditë e më shumë blegtorë

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka September 10, 2020 19:44

Çdo ditë e më shumë blegtorë

Në bisedën që patëm me kryeshefin e Njësisë të Ministrisë për Bujqësi në Dibër, Arben Mulladauti u informuam se bëhet fjalë për afro 30 ferma. Sipas tij, interesimi për ndërtimin e fermave vazhdon të rritet. Ai shton se karakteristikat që kanë fermat në Dibër kënaqin kushtet në të cilët ata janë ndërtuar, por edhe mënyrën e menaxhimit të tyre.

Viteve të fundit, në sektorin të blegtorisë në Dibër dhe rajonin më të gjerë janë ndërtuar shumë ferma. Bëhet fjalë për ferma lopësh, viçash, dhen dhe pulash. Fermerët dibranë nga viti në vit kanë modernizuar aktivitetin e tyre dhe duke pa përvojat në sferën e blegtorisë në vendet e zhvilluara evropiane, ku kanë edhe të afërmit e tyre sidomos në Zvicër dhe Gjermani, kanë filluar të ndërtojnë ferma në periferinë e Dibrës, por edhe në fshatrat kufitare.

Në bisedën që patëm me kryeshefin e Njësisë të Ministrisë për Bujqësi në Dibër, Arben Mulladauti u informuam se bëhet fjalë për afro 30 ferma. Sipas tij, interesimi për ndërtimin e fermave vazhdon të rritet. Ai shton se karakteristikat që kanë fermat në Dibër kënaqin kushtet në të cilët ata janë ndërtuar, por edhe mënyrën e menaxhimit të tyre. Pjesa më e madhe e fermave, thotë Mulladauti, janë në lokacione të cilët kanë një natyrë të pastër.

Mes atyre që me sukses mirëmbajnë fermën është fermeri i njohur dibran Murat Daci. Ferma e Dacit ka 35 lopë dhe mbi 500 krerë dhen. Ajo gjendet në fshatin kufitar Shullan – në një ambient të pastër ekologjikisht. “Bëhet fjalë për një aktivitet blegtoral të cilën familja jonë është duke e zhvilluar dem-baba-dem. Të parët tanë pikërisht në këto trojet janë marrë me blegtori. Këtë aktivitete e vazhdova edhe unë së bashku me familjen”, thotë Murat Daci. Ai shton se është kënaqësi të kesh fermë, e cila garanton kualitetin e kushteve që u ofrohet bagëtisë. Ai thekson se ferma posedon të githë kushtet siç janë rryma elektrike, rruga, uji, kurse brenda saj përdoren edhe pajisje moderne për mjeljen e qumështit dhe furnizimin me ushqim të bagëtisë. Daci shton se plasmani i shitjes është i garantuar dhe nuk ka probleme në këtë drejtim. “Jam i gëzuar që me këtë aktivitet merren edhe fëmijët e mi”, tregon ai. Pajtimi është një nga fëmijët e tij i cili ka mbaruar shkollimin superior, por merret drejtpërdrejt me aktivitetet e fermës. Ai thekson se është i lumtur që vazhdon traditën familjare të fermerëve dhe shton se ambienti ku gjendet ferma, i plotëson të gjitha kushtet për një zhvillim me bio-standarde të blegtorisë.

Në Dibër është e njohur edhe familja e madhe e fermerëve Ame. Skënder Ame është një nga familjarët, i poashtu në të kaluarën, por edhe sot merret me blegtori, kryesisht me kopetë e dhenve. Edhe fermat e Skënderit gjenden në lokacione me plot gjelbërim dhe vegjetacion. “Kemi kushte shumë të mira për zhvillimin e blegtorisë. Jo vetëm unë, por edhe vëllezërit e mi – Afrimi, Nafiu dhe Flamuri kanë fermat e tyre dhe kryesisht gjatë viteve të kaluara, kemi një zhvillim të bujshëm në këtë sferë”, tregon Skenderi dhe shton se për shkak të ambientit të pastër të fermave dhe ushqimit bio që përdorin dhentë, kemi një kualitet të lart të prodhimeve të qumështit. Djathi i bardhë me kualitet të lart karakterizon këtë familje. Pikërisht nga kjo familje ka nis edhe ideja që tani është realizuar për brendimin e djathit në fjalë e që sot e mban emrin “Djathi i bardh i Dibrës”. Plasmani i këtij djathi është i sigurt në treg dhe shpeshherë prezantohet edhe në panaire të ndryshme ndërkombëtare. Ame shton se ferma me dhen kanë edhe blegtor të tjerë në Dibër, Zhupë dhe në rajon.

Skënder Ame, i cili është edhe njeriu i parë i shoqatës së blegtorëve “Dashi”, thekson se ka nevojë të vazhdojë subvencionimi me çmime më të larta, sidomos për fermerët të cilët mbajnë lopë. “Patjetër duhet një stimulim në këtë sferë, meqë Dibra dhe rrethina kanë kushte të mira për shtimin të fermave të lopëve dhe të bagëtisë tjetër. Zhvillimi i fermave në këtë rajon ka mundësuar që pronarët e mishtoreve në Dibër të kenë edhe fermat e veta të viçave. Po ashtu, në këtë rajon ka edhe ferma të pulave dhe dhive”, tregon Ame. Duke shumuar aktivitete të arritjeve që kanë fermerët dibran, në shoqatën “Dashi” të Dibrës thonë se përveç faktit që në fermat kryesisht punojnë familjarë, ka edhe të punësuar të tjerë. Kjo do të thotë se zhvillimi i blegtorisë ndikon edhe në zbutjen e problemit të papunësisë në Dibër dhe rajon. (koha.mk)

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka September 10, 2020 19:44