Çekalloviq: Dhunuesit shëtisin lirshëm, gratë mbyllen në strehimore!

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 29 Nëntor, 2022 22:50

Çekalloviq: Dhunuesit shëtisin lirshëm, gratë mbyllen në strehimore!

T&S

Shpeshë herë viktimat ngelin udhëve, pasi që kapacitet e qendrave strehuese nuk janë shumë të mëdha, por falë Fondit interevenues të grave, këtyre grave po u jipet një shancë për risocializim, theksoi Monika Çekalloviq, sonte në Programin 200, në Alsat M.

“Për fat të keq, ne nuk kemi zgjidhje sistemore gjegjësisht ato kapacitete në qendrat e strehimit që ekzistojnë, kur këto kapacitete të mbushet, viktimat shpesh nuk kanë ku të strehohen dhe kjo paraqitet problem të madh. Në Tetovë në qendrën ku punojmë, falë Fondit intervenues të grave, këto gra kanë mundësi të akomodohen gjegjësisht t’u paguhet qiraja e banesës dhe shpenzimet aktuale deri në stabilitetin e tyre financiar. Në ndërkohë, duhet të punohet në stabilitetin e tyre ekonomik, përsosje në karrierë sepse disa gra thjesht nuk kanë arsim përkatës dhe s’janë konkurruese në tregun e punës. Për fat të mirë, falë Fondit intervenues të grave, deri më tani për 1 vit nëntë gra i kemi akomoduar dhe më tej të punojnë në risocializimin e tyre”, tha Monika Çekalloviq, punonjëse sociale, specialiste e këshillimit familjar.

Ajo shtoi edhe një çështje shumë me rëndësi duke thënë se cili është qëllimi që gratë që janë viktima të dhunës familjare dhe gjinore, të akomodohen dhe mbyllen në qendra strehimi ndërsa dhunuesit shëtitën dhe lëvizin të lirë. Pse kufizohet e drejta e lëvizjes për gratë viktima, pse nuk kufizohet e drejta e lëvizjes së vepruesve./Alsat.mk

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 29 Nëntor, 2022 22:50