Çeki, rrëzohet helikopteri – katër të vdekur

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka 5 Shtator, 2018 19:45

Çeki, rrëzohet helikopteri – katër të vdekur

Katër vetë humbën jetën si pasojë e rrëzimit të helikopterit në pjesën perëndimore të Republikës Çeke, tha një zëdhënës i shërbimit zjarrfikës rajonal.

Viktimat nuk janë identifikuar akoma dhe tani për tani nuk është ende e qartë nëse ata ishin të gjithë në helikopter.

Zëdhënësi i brigadës zjarrfikëse Petr Poncar tha se helikopteri u rrëzua në çatinë e fabrikës në zonën industriale në Pëlzen.

Bëhet fjalë për një helikopter të vogël Robinson.

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka 5 Shtator, 2018 19:45