Çekia dhe Maqedonia e Veriut, marrëdhënie afatgjate miqësore

Linda Limani
By Linda Limani September 9, 2020 15:03

Çekia dhe Maqedonia e  Veriut, marrëdhënie afatgjate miqësore

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani realizoi takim me Ambasadorin e Republikës Çeke, Miroslav Toman, njofton Agjencia e lajmeve FLAKA

Me këtë rast, Osmani u shpreh që me Republikën Çeke Republika e Maqedonisë së Veriut ka marrëdhënie afatgjate miqësore, të cilat kanë rezultuar në mbështetje jashtëzakonisht të fuqishme për integrimin e RMV në Bashkimin Evropian.

“Me Republikën Çeke kemi marrëdhënie afatgjate miqësore, të cilat kanë rezultuar në mbështetje jashtëzakonisht të fuqishme për integrimin tonë evropian. Me Ambasadorin Miroslav Toman erdhëm në përfundim se kjo miqësi duhet të rezultojë në një bashkëpunim edhe më intensiv midis vendeve, me fokus në një bashkëpunim më thelbësor ekonomik”, deklaroi ministri i punëve të jashthme, Bujar Osmani. 

Pas marrjes së detyrës së re, kryediplomati Osmani ka realizuar takime me ambasadorë të ndryshëm të akredituar në Shkup. Osmani takoi ambasadorin e Shqipërisë, Fatos Reka, Ambasadoren e Mbretërisë së Suedisë, Kristin Forshgren Bengtson, Ambasadoren e Mbretërisë së Bashkuar, Rachel Galloway, Ambasadorin e Republikës Franceze, Kristian Timonie, Ambasadoren e SHBA-ve, Kate Byrnes, si dhe Ambasadoren e Gjermanisë, Anke Gisela Holstein. FLAKA

Linda Limani
By Linda Limani September 9, 2020 15:03