Celtics fiton dhe shpreson

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 24 Maj, 2023 22:48

Celtics fiton dhe shpreson

Boston mundi Miami Heat në lojën 4 me rezultatin 116-99 dhe shmang eliminimin

Celtics shmangu eliminimin nga finalet e Konferencës së Lindjes duke mundur Majemi Hit në Lojën 4 me rezultatin 116-99. Ekipi nga Boaton shmangu një eliminim të sikletshëm me rezultatin e përgjithshëm 4-0 e do të ketë një tjetër mundësi që të luftojë për kualifikimin në finalet e NBA.

Vendimtare në këtë ndeshje ishte paraqitja në pjesën e dytë për Selltiks, që fitoi 66-43. Për fituesit, më i miri në parket ishte Jayson Tatum që shënoi 34 pikë dhe 11 ribaunde, ndësa Derrick Ëhite dhe Jaylen Broën realizuan secili nga 16 pikë.

Xhimi Batler realizoi 29 pikë për skuadrën nga Majemi, që edhe pse e mbylli pjesën e parë me nëntë pikë avantazh, brenda 14 minuta u mund 48-22. Gabe Vincent shënoi 17 për Miami, Caleb Martin shënoi 16 dhe Bam Adebayo shtoi 10.

Asnjë skuadër në historinë e NBA-së nuk ka arritur ndonjëherë që ndërsa ka humbur 3 ndeshjet e para të sigurojë kualifikimin në serinë e finaleve.

Në 150 raste të ekipeve që kanë provuar, të gjitha herë kanë dështuar. Por Selltiks do të luajë shanset e veta. Loja 5 do të zhvillohet të enjten në Boston.

Klan News

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 24 Maj, 2023 22:48