Çfarë duhet të hani kur ndiheni të lodhur

Drin Zenku
Publikuar nga Drin Zenku 7 Korrik, 2022 14:43

Çfarë duhet të hani kur ndiheni të lodhur

Dekstroza ose glukoza ofron mundësi për largimin e lodhjes ditore, iu mundëson sheqer të mjaftueshëm që e rrit sasinë e energjisë dhe ndihmon në koncentrim, por shkencëtaret kanë ardhur në përfundim se të njëjtin efekt e ka edhe bananja.

Shkencëtarët thonë se edhe një sasi e vogël e glukozës në organizëm është e dëmshme dhe se çdo sasi e tepruar shndërrohet në masë yndyrore.

Daniela Krell nga një organizatë gjermane “Verbraucherzentrale Bayern”, këshillon marrjen e energjisë së mjaftueshme më një banane.

“Bananja përmban edhe hidrate që e mundësojnë më gjatë të mbajë energjinë dhe gjithashtu është e pasur me vitamina dhe minerale”, ka shtuar Krell.

Për largimin e lodhjes preferohet edhe të konsumohet nje drekë e shëndetshme, disa lloje te bukës me fara integrale dhe një përbërje homogjene nga pemët e ndryshme.

Drin Zenku
Publikuar nga Drin Zenku 7 Korrik, 2022 14:43