Beatrix Ramosaj është një nga emrat më të përfolur të momentit të showbiz-it shqiptar.
Këngëtarja e njohur shqiptare ka pasur një karrierë të gjatë, por vëmendjen më të madhe e mori me pjesëmarrjen në “Big Brother VIP”. Teksa pas daljes nga ‘BBV’ lansoi ‘Faj’ dhe “Ma shumë se ti” në bashkëpunim me Dj Geek dhe së fundmi ka publikuar “Vonë”.
Vetëm pak më parë Beatrix ka postuar një shprehje në Instastory që thotë: “Jeta është e mbushur me episode të vogla mrekullish, kapi ato. Mirëpo, ajo që na ka tërhequr vëmendjen është sfondi i fotos, ku duket si një program editimi për zërin, duke na vënë në dyshime se mund të presim një tjetër surprizë nga Trixa, e cila duket se nuk ka të ndalur me projekte të reja muzikore pas daljes nga shtëpia e ‘BBV’.