Chamberlain i plaçkitet shtëpia derisa ishte brenda me familjen e tij

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 29 Shtator, 2022 22:40

Chamberlain i plaçkitet shtëpia derisa ishte brenda me familjen e tij

Policia ka konfirmuar se mesfushorit të Liverpoolit, Alex Oxlade-Chamberlain i është plaçkitur shtëpia e tij, derisa ai ishte brenda me familjen e tij të martën mbrëma.

29-vjeçari jeton në Wilmslow, pranë Manchesterit, me gruan e tij Perrie Edwards dhe djalin e tyre 13 muajsh, përcjell lajmi.net.

Një deklaratë e policisë ka zbuluar se shtëpia e tyre ishte bastisur të martën mbrëma, me Oxlade-Chamberlain dhe familjen e tij të pranishëm në atë kohë brenda.

Askush nuk u lëndua, por bizhuteritë dhe çantat e dorës u vodhën, me policinë e Cheshire që ka filluar me hetimet e tyre në lidhje me incidentin.

“Në orën 22:45 të martën e 27 shtatorit policia u thirr në një vjedhje në një pronë në Wilmslow,” shkruante në deklaratën e policisë.

“Plaçkitësit kanë hyrë në shtëpi duke vjedhur bizhuteri dhe çanta dore, ndërsa banorët ishin brenda. Po vazhdojnë hetimet për të identifikuar të dyshuarit”, shkruante më tej.

Oxlade-Chamberlain aktualisht është jashtë fushave të gjelbra me një lëndim të rëndë të cilin ai e pësoi gjatë turneut para-sezonal të Liverpoolit në Azi.

Ai ende nuk është paraqitur për “Të Kuqtë” në sezonin aktual, me raportimet që sugjerojnë se ai mund të kthehet në aksion në fund të tetorit ose nëntorit./Lajmi.net/

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 29 Shtator, 2022 22:40

07
Dhj
Petrit Pollozhani nga Lëvizja BESA i ftuar në emisionin e sontëm “Magazina Ekonomike”, mes tjerash...
07
Dhj
Anëtari i Bordit Ekzekutiv të LSDM-së, Andrej Petrov, ka theksuar se zgjedhje të parakohshme parlamentare...
07
Dhj
Derisa e kremtojmë 30-vjetorin e Misionit, ju po përgatiteni ta merrni funksionin kryesues me OSBE-në. Vallë...
07
Dhj
Duke përjashtuar Shqipërinë si vendi me shumën qesharake të pensionit, Maqedonia bën pjesë në grupin...