Champions/ Liverpuli “hipotekon” kualifikimin ndaj Portos. City në kërkim të një goli për kualifikim

Desk
By Desk 17 Prill, 2019 22:27

Champions/ Liverpuli “hipotekon” kualifikimin ndaj Portos. City në kërkim të një goli për kualifikim

Pasi fitoi 2-0 ndeshjen e parë në Angli, Liverpuli mbylli në avantazh 0-1 pjesën e parë të takimit të kthimit çerekfinal të Champions League ndaj Portos, në Portugali.

Sadio Mane është autori i golit që i bën shumë të lehta minutat e mbetura për skuadrën e Jurgen Klopp.

Ndërkohë, ndeshje spektakolare në Mançester mes Manchester City dhe Tottenham Hotspurs. 3-2 u mbyll pjesa e parë me gola të Sterling (4′ dhe 21′) dhe Silva (11’). Ndërkohë, për miqtë shënoi dy herë Son (7′, 10′).

Skuadrës së Pep Guardiolës i duhet një gol për t’u kualifikuar pasi ndeshja e parë ka përfunduar 1-0 për Tottenham.

Top Channel

Desk
By Desk 17 Prill, 2019 22:27