Chelsea merr fitore minimale ndaj Everton

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 6 Gusht, 2022 20:45

Chelsea merr fitore minimale ndaj Everton

Chelsea ka arritur fitore ndaj Everton.

‘Blutë e Londrës’ arritën fitore minimale 1:0 ndaj Everton.

Gjatë gjithë ndeshjes kishte mjaft intensitet nga të dy ekipet, transmeton lajmi.net.

Chelsea kaluan në epërsi me golin nga Jorginhos, i cili shënoi në minutat shtesë të pjesës së parë, nga pika e bardhë.

Pjesa e parë u mbyll 1:0 në favor të mysafirëve.

Pjesa e dytë ishte pothuajse e njëjtë si ajo e 45 minutave të parë.

Të dy skuadrat po kërkonin golin, Chelsea për të qetësuar lojën, ndërsa Everton për të barazuar ndeshjen.

Gjatë këtij takimi ndodhën edhe tre lëndime, dy nga radhët e vendasve ( Ben Godfrey dhe Yerry Mina) dhe një tek mysafirët (Kalidou Koulibaly).

Në lojë u inkuadrua edhe sulmuesi shqiptar, Armando Broja, por që nuk arriti të lë gjurmë në ‘Goodison Park’.

Me këtë fitore të vështirë, Chelsea mori pikët e plota ndaj Evertonit./Lajmi.net/

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 6 Gusht, 2022 20:45

Marketing Politik - Çmimore

Presidenciale | Parlamentare