Chelsea ndalet me barazim nga Evertoni

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 18 Mars, 2023 23:12

Chelsea ndalet me barazim nga Evertoni

Pas dy fitoreve radhazi në Premierligë, Chelsea është ndalë me barazim nga Evertoni.

Ndeshja e zhvilluar në “Stamford Bridge” përfundoi me rezultatin 2:2.

Kjo ndeshje i takoi javës së 28-të.
Joao Felix (52′) dhe Kai Havertz (76′ – nga penalltia) shënuan për “Blutë”.

Ndërkaq, Abdoulaye Doucoure (69′) dhe Ellis Simms (89′) shënuan për mysafirët nga Liverpooli.

Chelsea pas këtij barazimi ka 38 pikë dhe vazhdon të jetë në pozitën e dhjetë në tabelë.

Evertoni me 26 pikë ndodhet në pozitën e 15-të.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 18 Mars, 2023 23:12

Marketing Politik - Çmimore

Presidenciale | Parlamentare