Chelsea tregon formë të lartë, shënon tri gola për tri pikë ndaj Burnleyt

Desk
By Desk October 31, 2020 20:33

Chelsea tregon formë të lartë, shënon tri gola për tri pikë ndaj Burnleyt

Chelsea ka marrë tri pikët e radhës në Premierligë.

Skuadra e Frank Lampard ka bërë një paraqitje të shkëlqyer në përballjen ndaj Burnley, shkruan lajmi.net.

Me rezultatin 0:3, Chelsea ka arkëtuar tri pikë të reja.

Hakim Ziyech (26’) ishte ai që shënoi golin e parë, me një goditje të saktë me të majtën, shkruan lajmi.net. Me këtë gol u vendos pjesa e parë.

Golin e dytë në këtë ndeshje e shënoi Kurt Zouma, duke shënuar me kokë, në minutën e 63’.

Timo Werner vulosi rezultatin pas asistimit të Ziyech në minutën e 70’.

Me këtë fitore Chelsea shkon në kuotën e 12 pikëve, kurse Burnley mbetet në pozitën e fundit me vetëm një pikë. /Lajmi.net/

Desk
By Desk October 31, 2020 20:33