Çiamba: Marrëveshja e Prespës është model për menaxhimin me çështjet bilaterale në mënyrë evropiane

Desk
By Desk 18 Prill, 2019 18:16

Çiamba: Marrëveshja e Prespës është model për menaxhimin me çështjet bilaterale në mënyrë evropiane

Marrëveshja e Prespës është shembull i shkëlqyer për pajtimin dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë për të gjithë rajonin, thotë ministri për Çështje Evropiane i Rumanisë Xheorxhe Çiamba në intervistën për agjencinë greke të lajmeve ANA-MPA dhe shtoi se zgjidhja midis Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë është model për menaxhimin me çështjet bilaterale në mënyrë evropiane.

Ministri rumun i uroi të dyja palët për “inkurajimin dhe vendosmërinë që së bashku të shkruajnë histori”, raportoi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

“Marrëveshja e Prespës është model për menaxhimin me çështjet bilaterale në mënyrë evropiane. Marrëveshja për çështjen e emrit midis Greqisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut është një shembull i shkëlqyer për pajtim dhe marrëdhënie të fqinjësisë së mirë për të gjithë rajonin, madje edhe burim inspirimi”, thotë ministri rumun i Çështjeve Evropiane në intervistë.

Çiamba e theksoi rëndësinë e nënshkrimit të marrëveshjes së Prespës, në ratifikimin e Parlamenteve në Shkup dhe në Athinë me çka u hap rruga për Maqedoninë e Veriut drejt NATO-s dhe BE-së, ndërsa theksoi se “Rumania ishte ndër vendet e para partnere të NATO-s që e ka ratifikuar protokollin”.

Ministri i Çështjeve Evropiane të Rumanisë, për ANA-MPA, foli edhe për perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor, duke thënë se presidenca rumune do të vazhdojë që t’i inkuarajojë dhe përkrahë në këtë rrugë.

Desk
By Desk 18 Prill, 2019 18:16