Cila ishte porosia e Ahmetit për Mickoskin në takimin e mbrëmshëm? Flet Bujar Osmani

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 9 Nëntor, 2021 14:10

Cila ishte porosia e Ahmetit për Mickoskin në takimin e mbrëmshëm? Flet Bujar Osmani

Ministri i Jashtëm, njëherësh zëdhënës i BDI-së, Bujar Osmani, ka dhënë detaje për takimin që ka realizuar mbrëmë lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti me kryetarin e VMRO-DPMNE-së, Hristijan Micoski, transmeton gazeta LAJM. Sipas Osmanit, Ahmeti në takimin me Micoskin ka përsëritur qëndrimin e tij se vendit i nevojitet stabilitet politik.

“Biseduan për zhvillimet e fundit. Kryetari Ahmeti ka përsëritur qëndrimin e tij se vendit i nevojitet stabilitet politik sidomos tani kur afrohet dhjetori si mundësi serioze për tejkalimin e kontestit me Bullgarinë dhe fillimin e negociatave me BE-në. Tani të gjithë duhet t’i vendosim interesat shtetërore dhe të qytetarëve para atyre pariake dhe personale”, ka thënë Osmani për “Sloboden Peçat”.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 9 Nëntor, 2021 14:10

28
Nën
Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi sot në emrin e tij dhe në emër të deputetëve...
28
Nën
Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi ka lëshuar urimin e tij për 28 néntorë. Në urimin...
28
Nën
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka lëshuar urim me rastin e Ditës...
27
Nën
Shkoi për gjueti me shokë, por mbeti i plagosur në rrethana ende të pazbardhura, në...