Cilat janë 9 pikat e marrëveshjes që Gashi i quajti si linjat e kuqe për largim nga qeveria!

Driton Zenku
Publikuar nga Driton Zenku 1 Shkurt, 2023 20:37

Cilat janë 9 pikat e marrëveshjes që Gashi i quajti si linjat e kuqe për largim nga qeveria!

Me 5 dhjetor të vitit 2021 u arritë marrëveshja mes ish kryeministrit Zoran Zaev dhe liderit të partisë AlnternAtivA Afrim Gashi për përfshirjen e kësaj të funidt në qeveri dhe shumicën parlamentare.

Atë kohë lideri Afrim Gashi shpalosi 9 pikat e programit e që sonte i përmendi nga Gostivari ku u mbajt takimi me anëarësinë e Gostivarit.

“Jemi për kompromis edhe për çështjen e dikastereve”, tha Gashi, duke shtuar që: “Linjat e kuqe ku Aletrnativa do të dilte nga qevria është marreveshja poltike që e kanë arritur me qevrinë me 9 pika kur u bënë pjesë e qeverisë nëse ato do të shkileshin nga përfshirja e ASH-së”.

Po cilat janë pikat e marrëveshjes së vitit 2021 që nëse nuk respektohen mund të detyrojnë partinë e Gashit të largohet nga qeveria. Në asnjërën nga këto pika, nuk përmenet digastere ministrore apo kuadro me emra të përvetshme.

Agjencia e lajmeve Flaka ua sjell marrëveshjen respektivisht 9 pikat e deklaruara në formë integrale të arkivuara në disqet e redaksisë:

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut do të mobilizojë të gjitha kapacitetet e shtetit dhe shoqërisë me qëllim hapjen e negociatave me BE-në, përfundimin me sukses të të gjithë kapitujve dhe anëtarësim të plotë në BE si qëllim strategjik, në afat kohor sa më të shkurtër.

Qeveria do t’i dërgojë kërkesë zyrtare Komisionit Evropian në të cilën do të kërkojë ekip ekspertësh të pavarur, të cilët do të kryejnë hetim ndërkombëtar në proceset e dyshuara për ndikim politik, siç janë: Monstra, Alfa, Lagjja e Trimave, Almiri i vogël.

Qeveria do të miratojë Ligj të ri për zhvillim rajonal të barabartë dhe do të punojë në mënjanimin e të gjitha pengesave që të mundësojë zhvillimin e rajonit të Likovës, në mënyrë që ky rajon të bëhet i barabartë me të gjitha rajonet e tjera në vend në aspektin e komponentëve zhvillimorë.

Qeveria do të zhvillojë dhe zbatojë politika për promovimin e të drejtave dhe interesave të të gjithë individëve dhe komuniteteve në vend, ndërsa në veçanti do të japë mbështetje për familjen si një nga komponentët thelbësorë të jetës shoqërore.

Qeveria do t’i analizojë ligjet dhe politikat e përgjithshme të cilat kanë të bëjnë me luftën kundër krimit dhe korrupsionit dhe ato do t’i përmirësojë në drejtim të zbatimit më efikas të tyre.

Qeveria do ta ridefinojë Ligjin për përmbarues, duke u udhëhequr para së gjithash nga kërkesat e qytetarëve, në mënyrë që ai të jetë në funksion të interesave të tyre tyre, e më pas edhe në interes të institucioneve.

Qeveria do të inicojë procesin e ndërtimit të Strategjisë Nacionale për zhvillimin dhe ngritjen e cilësisë së arsimit, në të cilën do të insistohet të marrin pjesë të gjitha palët e procesit arsimor, si dhe partitë politike, organizatat e shoqërisë civile dhe institucionet ndërkombëtare. Ndërkohë Qeveria do t’u dërgojë edhe thirrje zyrtare institucioneve ndërkombëtare për vlerësimin e institucioneve të arsimit të lartë në vend.

Qeveria do të mbetet në qëndrimin për mbrojtjen ekonomike të popullatës dhe nuk do të lejojë ngritje të çmimit të energjisë elektrike më shumë se 20% gjatë vitit 2022, duke subvencionuar qytetarët dhe kompanitë dhe duke miratuar masa të tjera ekonomike.

Qeveria do të punojë për të rritur cilësinë, efikasitetin dhe përshpejtimin e ofrimit të shërbimeve ndaj qytetarëve dhe zbatimin e projekteve në të gjitha nivelet, përmes rritjes së nivelit të përgjegjësisë, të cilën bartësit e funksioneve publike dhe nëpunësit shtetërorë e marrin para qytetarëve.

Gashi nga Gostivari ka thënë se ata janë për kompromis edhe rreth shpërndarjes së resorëve.

Gashi ka theksuar se organet partiake do të vendosin nëse do të mbesin apo do të dalin nga Qeveria.
Nëse Aleanca do të jetë partner qeveritar dhe Alternativa do të mbetet, sipas tij, ka mënyra për komunikim dhe bashkëpunim, ngase, ka shtuar ai, Alternativa është parti kooperative.

“Nëse arrihet marrëveshje mes tyre, ne do ta shohim nëse është prekur marrëveshja jonë për hyrje në Qeveri”, ka thënë Afrim Gashi.

Nga pozita e njeriut të parë në parti, ai thekson se Alternativa por momentin nuk ka vija të kuqe për partnerët e koalicionit dhe se është i gatshëm për kompromis për lëshimin e disa pozicioneve.

Gashi ka theksuar se për momentin nuk ka asnjë ofertë për të cilën do të bisedohej në partinë që të sjellët konkluz dhe të bisedohet me partnerët e ardhshëm të koalicionit. Flaka

Driton Zenku
Publikuar nga Driton Zenku 1 Shkurt, 2023 20:37

Marketing Politik - Çmimore

Presidenciale | Parlamentare