Cilat kompani të njohura gjenden në “listën e zezë” të DAP

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka 11 Shtator, 2018 21:40

Cilat kompani të njohura gjenden në “listën e zezë” të DAP

Qytetarë dhe kompani me mega borxhe borxhe ndaj Drejtorisë për të Ardhura Publike (DAP), përcjell FLAKA.

Institucioni publikoi listën e fundit ku ndodhen 2,069 firmave dhe 1,812 personave fizikë për borxhet e prapambetura nga 31 maj 2018 dhe të papaguara deri më 31 gusht 2018 mbi bazën e TVSH-së, tatimin mbi të ardhurat, tatimin mbi të ardhurat personale, kontributet nga sigurimet shoqërore të detyrueshme, akcizat dhe doganat.

Borxhli më i madh është “Oteks” nga Ohri, borxhi i së cilës arrinë 14 milion euro.

Miliona euro borxh ka edhe Komunaleci i Gostivarit, Hedis, 11 Nëntori Eurokompzit.

Borxhli janë edhe ndërmarrje komunale dhe publike. Rrugët e Maqedonisë kanë borxh prej 336.7 milion denarë. FLAKA

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka 11 Shtator, 2018 21:40