Cilët qytetarë do të marrin kartelë pagesore prej 9,000 dhe 3,000 denarë?

Cilët qytetarë do të marrin  kartelë pagesore prej 9,000 dhe 3,000 denarë?

Vetëm të papunët të cilët këkojnë punë aktivisht që aplikojnë në Agjencinë e Punësimit çdo muaj, do të marrin kartelë pagesore me shumën 9,000 denarë për blerjen e produkteve vendase, përcjell FLAKA.

Sipas listës së Agjencisë dërguar Sekretariatit të Përgjithshëm deri më 22 maj, janë 119,000 njerëz të tillë, ndërsa rreth 85,000 punëkërkues të tjerë që paraqiten për gjashtë muaj nuk janë përfshirë në këtë listë.

Por filtri i fundit se kush do të marrë kartelë do ta caktojë DAP, e cila do të fshijë ata që kanë pasur të ardhura për arsye të ndryshme që tejkaluan 15,000 denarë në muaj.

Një i punësuar me të ardhura totale jo vetëm nga paga, deri në maksimum 15,000 denarë në muaj do të marrë kartelë me një shumë prej 3.000 denarë.

Në listë me ndihmën e 3,000 denarëve do të jenë të gjithë nxënësit të rregullt të shkollave të mesme dhe studentët e universiteteve nga 16 deri në 29 vjet, por vetëm nga shkollat dhe universitetet publike. Shifrat tani po përmblidhen nga disa institucione, dhe financat parashikojnë që masat të përfshijnë rreth 280,000 njerëz, për të cilët janë caktuar 25 milion euro. FLAKA

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka 29 Maj, 2020 20:58

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.