Cili është tërmeti më i thellë që është regjistruar ndonjëherë?

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 3 Nëntor, 2021 23:43

Cili është tërmeti më i thellë që është regjistruar ndonjëherë?

Verifikohet vetëm tani tërmeti më i thellë i regjistruar ndonjëherë nga njeriu. 751 km në thellësi të Tokës ishte epiqendra e një tërmeti që ndodhi në 30 Maj të vitit 2015 në arqipelag, ishuj të vegjël në brigjet e Japonisë, në Oqeanin Paqësor.

Dhe megjithatë ky tërmet nuk shkaktoi dëme pavarësisht se kishte një magnitudë prej 7.9  e shkallës Rihter.

Por shumë shpejt u kuptua se energjia e mbërritur në sipërfaqe ishte minimale pasi lëkundja sizmike kishte origjinë në thellësi të madhe.

Pas disa vite studimesh, është arritur në konkluzionin se ai tërmet e kishte fillesën në 751 km në brendësi të tokës, duke rezultuar pra edhe më i thelli i verifikuar ndonjëherë.

Zona e mantelit të ulët është një zonë që për gjeologët dhe sizmiologët mendohej e pamundur që të ishte origjinë e një tërmeti.

Sipas statistikave botërore shkencore, rezulton se pjesa më e madhe e lëkundjeve sizmike e kanë fillesën jo më shumë se 70-80 km në brendësi, 18% tejkalon thellësinë 70 km dhe vetëm 4% verifikohet përtej 300 km.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 3 Nëntor, 2021 23:43
  • Ndiqeni faqen tonë në Facebook për lajmet më të fundit dhe për prodhimet tona më të reja multimediale.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Instagram me përmbajtje të veçantë dhe informuese – fotogaleri, video dhe infografika.
  • Abonohuni në kanalin tonë në Youtube për videove ekskluzive nga të katër anët e globit.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Twwiter për t’u informuar vazhdimisht për zhvillimet më të fundit në Maqedoninë e Veriut, në rajon dhe në botë.