Cilin kandidat do ta përkrahë Alternativa në Dibër?

Desk
By Desk 17 Prill, 2019 22:12

Cilin kandidat do ta përkrahë Alternativa në Dibër?

ALTERNATIVA – DEGA DIBËR
NJOFTIM PËR OPINIONIN

Alternativa, si parti politike e kujdesshme dhe e vëmendshme me votuesin dhe me mbështetësit e saj, tash në vigjilje të zgjedhjeve lokale në Dibër, i drejtohet opinionit me këtë kumtesë, për ta njoftuar në lidhje me qëndrimin e saj përkitazi me zgjedhjet lokale.

Ashtu siç tashmë publiku i gjerë e di, kontesti gjyqësor rreth pronësisë juridike të ish partisë sonë na gjeti në kohën kur në Dibër u shpallën zgjedhjet lokale dhe ne nuk kishim mundësi juridike të konkurrojmë me kandidatin tonë. Aq më tepër që deri në çastet e fundit një parti tjetër politike dëshironte ta mbështesë kandidatin tonë dhe pastaj hoqi dorë për arsye që ne akoma nuk i dimë. Sidoqoftë, fakti është se Alternativa në këto zgjedhje nuk ka kandidat të saj për kryetar të Komunës së Dibrës.

Të gjendur në këtë situatë, Alternativa – si subjekt që e ka përbrendësuar identitetin e saj Autonom dhe që nuk pranon të jetë vagon i askujt, ka vendosur që në këto zgjedhje të qëndrojë neutrale dhe të lejojë që votuesit me ndërgjegjen e tyre vet të vendosin a do të votojnë dhe, nëse votojnë, vendimi për kë do të votojnë të jetë vetëm i tyre.

Me këtë rast urojmë që Dibra të fitojë një kryetar që do t’i përfaqësojë denjësisht dhe do të jetë përfaqësimi më i mirë i Dibrës sonë. Po ashtu shpresojmë se në zgjedhjet e ardhshme lokale do ta bëjmë betejën e ardhshme për një Dibër të zhvilluar dhe të dashur për jetë në vatrat tona.

Kuvendi i Alternativës – dega DIBËR
Dibër, 17.04.2019

Desk
By Desk 17 Prill, 2019 22:12