Cipras: Micotakis duhet t’u kërkojë falje grekëve që i mashtroi për Marrëveshjen e Prespës

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka September 20, 2020 16:05

Cipras: Micotakis duhet t’u kërkojë falje grekëve që i mashtroi për Marrëveshjen e Prespës

Kur e zgjidhëm problemin me  fqinjët verior, zgjodhën  ta ngrejnë vendin në këmbë,  ndërsa tani kryeministri i Maqedonisë së Veriut i lavdëroi për  respektim e tyre besnik të Marrëveshjes së Prespës, e përshëndes  ndryshimin e qëndrimit të Micotakis, por  duhet t’i kërkojë falje grekëve, tha lideri i SYRIZËS Aleksis Cipras, duke folur nga Selaniku  në „Thessaloniki Helexpo Forum“, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Në fillim të fjalimit, Cipras u kthye në Marrëveshjen e Prespës dhe në qëndrimin që kryeministri aktual grek e ka pasur derisa ishte në opozitë.

“Kur e zgjodhëm, siç u imponuan interesat e  vendit tonë, çështja e pazgjidhur afatgjate me fqinjët tanë verior me Marrëveshjen e Prespës,  zgjodhën ta ngrejnë vendin në këmbë. Sot kryeministri i Maqedonisë së Veriut  i lavdëroi për respektimin besnik të marrëveshjes së Prespës nga ana e tyre. Zotëri Micotakis, jo vetëm që takohet me  të,  ndërsa thoshte që asnjëherë nuk do të takohet,  por edhe lufton për zbatimin e Marrëveshjes. Unë e përshëndes ndryshimin  e qëndrimit të zotëri Micotakis, sepse i shërben interesit kombëtar”, tha Cipras.

Lideri i SYRIZËS dhe ish kryeministër i Greqisë, i cili së bashku me Zaevin e luajtën  rolin kryesor në arritjen e Marrëveshjes së Prespës theksoi se Micotakis  duhet t’u kërkojë falje  të gjithë grekëve  “të cilët i mashtroi” gjegjësisht ” falje që partia e vendosi mbi atdheun dhe i mbushi grekët me gënjeshtra, urrejtje dhe përçarje”.

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka September 20, 2020 16:05