CiVid-19 në RMV | 21 u shëruan, 18 u infektuan dhe 3 pacientë ndërruan jetë

Desk
By Desk April 20, 2020 12:51

CiVid-19 në RMV | 21 u shëruan, 18 u infektuan dhe 3 pacientë ndërruan jetë

Në Maqedoninë e Veriut gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar raste më të pakta me koronavirus. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, nga 263 teste të bëra brenda 24 orëve të fundit , 18 prej tyre kanë rezultuar pozitiv.

Komuna e Kumanovës vazhdon ti prij listës së të infektuarëve, duke qenë 9 të infektuar nga gjithsejt 18 rastet. Më pas vijon Shkupi, Tetova dhe Shtipi me nga 2 raste, si dhe Gostivar me një rast.

Rasti i parë është evidentuar edhe në Pehçevë. Numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 1225, ndërsa i viktimave 54. Deri tani janë bërë 12133 teste.

Desk
By Desk April 20, 2020 12:51