Çka po ndodh me liqenet në Maqedoni?

Desk
By Desk March 6, 2020 22:19

Çka po ndodh me liqenet në Maqedoni?

Ndërsa pushteti vendor dhe sfera shkencore janë në kërkim të zgjidhjeve – situata në ujërat e Liqenit të Prespës është akoma alarmante, i cili ka humbur sasi të mëdha të ujit gjatë kësaj periudhe, përcjell FLAKA.

Profesori Zdravko Krstanoski, një ish-drejtues i Institutit Hidobiologjik të Ohrit, pajtohet se tharja e zonave të brigjeve dhe humbja e disa metrave lartësi dhe gjatësi është për shkak të mungesës së reshjeve, por kontribuesi më i madh është faktori njerëzor që shfrytëzon burimet natyrore. Sipas Krstanoski, uji gëlltitet nga pompat kineze të instaluara në tre anët e liqenit.

Në ndërkohë, profesori konkludon se situata me basenet e tjera natyrore dhe artificiale në vend nuk është më e mirë. Sipas Krstanoski, shiu në këtë situatë nuk është zgjidhje, sasi të mëdha të borës janë të nevojshme për të kompensuar humbjet, por gjithashtu nevojitet rregullimi i burimit të ujit në Prespa dhe Liqenin e Ohrit.

Sipas matjeve të fundit, uji në Liqenin e Prespës është tërhequr me pak më shumë se tre metra lartësi, dhe në gjatësi në varësi të vendndodhjeve uji është tërhequr nga 20 deri në 200 metra.

Liqeni i Ohrit, si dhe ato artificial, i Dibrës, Mavrovës, Tikveshit dhe Kozjakut po përjetojnë gjithashtu nivele të ulura të ujit. Autoritetet thonë se situata monitorohet nga afër. FLAKA

Desk
By Desk March 6, 2020 22:19