Çmimet e produkteve të ngrira kanë lehtësuar vetëm pjesërisht blerjet

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 29 Janar, 2022 16:49

Çmimet e produkteve të ngrira kanë lehtësuar vetëm pjesërisht blerjet

Çmimet janë ngrirë, por qytetarët ankohen se nuk kanë parë shumë përfitim nga ajo masë. Gjatë blerjeve të produkteve ushqimore, përveç atyre bazë, çmimet e të cilave janë të ngrira për gati tre muaj, është e nevojshme të blini disa nga produktet e tjera. Fuqia blerëse po bie çdo ditë e më shumë, dhe qytetarët kanë frikë se nëse gjërat nuk ndryshojnë për mirë, si do ta kalojnë muajin.

“Një muaj – dy janë ngrirë çmimet, a kemi ndjerë ndonjë përfitim nga kjo masë?”.
“Asgjë nuk ndjehet. Unë edhe nuk blej shumë, por mendoj se kostot janë të njëjta. Nuk kemi ndjerë ndonjë përmirësim”.

“Gjithkund është ndryshe. Diku janë ngrirë, e diku shtrenjtohen”.

“Çka bën ai njeri me pension pesëmbëdhjetëmijë denarë, si ta ushqejë familjen, kjo-ajo është shtrenjtuar, si mund tia dalë mbanë”.

Të dhënat e Entit Shtetëror të Statistikave thonë se për një vit ka rritje serioze të çmimeve, të produkteve ushqimore bazë. Vaji ushqimor është më i shtrenjtë për 25 për qind, buka dhe sheqeri për më shumë se nëntë për qind, frutat për gjashtë për qind e gjysmë, dhe mishi shitet me një çmim më të lartë për gati gjashtë për qind.

Çmimet e produkteve ushqimore
Dhjetor 2020 / Dhjetor 2021
Vaji ushqimor            + 25%
Buka                          + 9.3%
Sheqeri                     + 9.3%
Frutat dhe perimet   + 6.5%
Mishi                          5.7%.

Nga mesi i vitit të kaluar, vargu i rritjes së çmimeve filloi me vajin për gatim, prej 50 denarë, për më pak se dy muaj një litër vaj në markete arriti çmimin mbi 100 denarë. Pastaj erdhi vala e rritjes së çmimeve në vend.

“Se fuqia blerëse e qytetarëve është ulur në mënyrë drastike, tregon edhe përllogaritja e fundit e shportës minimale konsumatore mujore. Atë që kemi mundur ta blejmë vitin e kaluar, këtë vit e njëjta kushton 1000 denarë më shumë”.

Autoritetet dje për Alsat konfirmuan se çmimet e ngrira të ushqimeve bazë do të vazhdojnë deri në fund të muajit shkurt. Çmimet e ngrira do të vlejnë për të njëjtat produkte të cilat në dhjetor u vendos nga Qeveria të mbeten të pandryshuara. Çmimet për bukën, sheqerin, miellin, vajin e gatimit, qumështin, mishin e freskët, produktet e mishit të thatë, djathin, gjizën, vezët, orizin dhe pastat do të mbeten të ngrira./Alsat.mk

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 29 Janar, 2022 16:49

Marketing Politik - Çmimore

Presidenciale | Parlamentare