Çmimet shkojnë në qiell! Bie kreditimi, kostoja zor se do të bie

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 26 Maj, 2023 19:25

Çmimet shkojnë në qiell! Bie kreditimi, kostoja zor se do të bie

Çmimet e banesave në Maqedoni pritet të stagnojnë dhe nuk pritet të zvogëlohen. Kreditë banesore ulen në prill

Çmimet e banesave në Maqedoni pritet të stagnojnë dhe nuk pritet të zvogëlohen. Njëherësh banesat u shtrenjtuan edhe në rajon dhe Evropë. Edhe të dhënat e Bankës Popullore të Maqedonisë tregojnë për shtrenjtimin e banesave në periudhën e kaluar. Sivjet, çmimet janë rritur me 18.8 për qind në tremujorin e parë në nivel vjetor.

Në tremujorin e parë të vitit 202 , çmimet janë rritur me 12.4 për qind në nivel vjetor, pasuar nga shtrenjtimi me 16.6 për qind në tremujorin e dytë, 21.2 për qind në tremujorin e tretë dhe 20.6 për qind në tremujorin e fundit të vitit të kaluar.

Trendet e kreditimit në muajin prill tregojnë një ngadalësim të huamarrjes për blerjen e banesave që pritet të shikohet se si do të zhvillohet në muajt në vijim.

Të dhënat e Bankës Popullore tregojnë se kreditë e miratuara banesore për qytetarët shënojnë rritje prej 0.5 për qind në muajin prill dhe rritje prej 11.2 për qind në nivel vjetor.

Rënien kreditore në raport me një vit më parë e tregon përgjysmimi i kredive nga një për qind në prillin të vitit t ë kaluar në 0.5 për qind në prillin e këtij viti, si dhe rënia e kredive banesore në nivel vjetor nga 15.4 për qind në 11.2 për qind në muajin prill të këtij viti.

Ndërtimtarët nuk presim që kostoja banesore të arrijë në atë para krizës së pandemisë, por pritshmëritë janë që çmimet të stabilizohen me 20–25 për qind më të lartë se përpara krizës së Covid.  “Për shkak të çmimeve jo konstante të repromaterialeve, nuk kemi një çmim që mund të themi se vlen për zona të caktuara, por jemi dëshmitarë të një game të gjerë çmimesh që lëvizin në zona të caktuara me një diferencë prej 300 deri në 400 euro për metër katror”, thotë Andreja Serafimovski, nga Oda e ndërtimtarisë.

Vlerësohet se nuk do të ketë ulje të çmimeve të banesave. Edhe pse ka rënie të çmimeve të materialeve të ndërtimit, megjithatë kostoja e fuqisë punëtore është në rritje dhe vështirë po gjenden fuqi punëtore. Gjithashtu në stabilizimin e çmimit pritet të ndikojë barazimi eventual i raportit ofertë dhe kërkesë si dhe stabilizimi i çmimit të materialeve ndërtimore. Njëherësh nuk ka të ndalur shitblerja e banesave në vend, përkundër faktit se çmimi i tyre po arrin majat historike. Faktin se edhe pas krizës së shkaktuar nga pandemia, qytetarët nuk po rendin së kërkuari për të blerë banesa e konfirmojnë edhe të dhënat nga kadastra, ku regjistrohen të gjitha transaksionet e pasurive të paluajtshme.

Sipas të dhënave nga Regjistri i Çmimeve dhe Qirave, të cilin e mban Agjencia për Kadastër të Pasurive të Paluajtshme, në vitin 2022  janë regjistruar 224.229 marrëveshje të lidhura për shitblerje, që është rreth 5.500 më shumë se në vitin 2020. Gjithashtu vitin e kaluar në pasuri të paluajtshme janë investuar mbi 900 milionë euro, që është 221 milionë më shumë se në vitin paraprak.

Njohësit e kësaj problematike thonë se shtrenjtimi i banesave sidomos në Shkup me afër 25 për qind, vjen edhe si rrjedhojë e kërkesës së madhe, si dhe çmimeve që i ofrojnë pronarët e parcelave për ndërtim. Gjithashtu për shkak se vlera e parasë po bie, qytetarët po blejnë apartamente sepse mendojnë se ai është një investim i sigurt. Në të njëjtën kohë, ekziston kërkesa e madhe për dhënien e banesave me qira, ku nuk mund të përfitoni aq shumë, ndërsa edhe njerëzit nga jashtë Shkupit janë blerësit kryesor të apartamente në kryeqendrën e vendit. (koha.mk)

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 26 Maj, 2023 19:25

Marketing Politik - Çmimore

Presidenciale | Parlamentare