Çmimi i energjisë elektrike do të rritet me 9.48%, ndërsa do të hiqet edhe tarifa e lirë gjatë ditës

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 30 Dhjetor, 2021 19:43

Çmimi i energjisë elektrike do të rritet me 9.48%, ndërsa do të hiqet edhe tarifa e lirë gjatë ditës

Rryma shtrenjtohet për 9.48%. Komisioni Rregullator i Energjetikës konfirmoi informacionin që Alsat publikoi para më shumë se një muaj. Rregullatori thotë se kanë arritur të bëjnë të ketë ulje minimale të çmimit, sepse rritja reale e çmimit të energjisë elektrike është dashur të jetë 25 për qind. Gjithashtu, nga viti i ri hiqet tarifa e lirë ditore nga ora 14:00 deri në orën 16:00, e cila ka kursyer rreth pesë për qind në faturat e amvisërive. Në kohën e rritjes së importit të energjisë elektrike me çmim të shtrenjtë nga bursat, shpenzimet e shtetit ishin 100 mijë euro në ditë.

“Çmimi i energjisë elektrike për amvisëri rritet me 9.48 për qind. Rritja reale siç thashë do ishte shumë më e madhe, por ne arritëm të shkurtojmë shumë shpenzime. Gjithashtu, qeveria është e angazhuar të ndihmojë kompanitë shtetërore në periudhën e ardhshme”- deklaroi Marko Bislimovski Kryetar i KRRE.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 30 Dhjetor, 2021 19:43

Marketing Politik - Çmimore

Presidenciale | Parlamentare