Çmimi letrar “Strega”

Çmimi letrar “Strega”

Për herë të parë lexuesit shqiptarë, të apasionuar pas letërsisë italiane, do të japin mendimin dhe verdiktin e tyre për çmimin më të rëndësishëm letrar të vendit fqinj, “Strega”.

“Një grup lexuesish shqiptarë do të gjykojnë titujt që konkurrojnë për çmimin “Strega”. Janë 40 të tillë, të cilët janë përzgjedhur nga libraritë si lexuesit që lexojnë më shumë letërsi italiane. Këta persona do të kenë edhe detyrën të seleksionojnë 12 librat e parë, nga të cilët do të përzgjidhen 3 më të mirët, mes të cilëve do të shpallet edhe fituesi”, deklaroi Adriana Frisenna, drejtoreshë e Institutit Italian të Kulturës.

Diana Çuli, Ledi Shamku, Pirro Misha, Arlinda Dudaj janë disa emrat e jurisë, mendimi i se cilës do të bashkohet me atë të lexuesit për të zgjedhur më të mirën e letërsisë italiane e për ta sjellë atë në shqip, sa më afër lexuesit shqiptar.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Prill 22, 2016 19:43

REKLAMA