Conte: Me Dortmund nuk është një finale

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka October 22, 2019 20:26

Conte: Me Dortmund nuk është një finale

Inter do të përballet mbrëmjen e së mërkurës me Borussia Dortmund në ndeshjen e tretë të grupit në Champions League.

Edhe pse në dy ndeshjet e para ka grumbulluar vetëm 1 pikë (barazim me Slavia dhe humbje me Barcelonën), trajneri Antonio Conte nuk e konsideron si finale takimin me gjermanët.

“Është një ndeshje e rëndësishme kundër një skuadre të fortë, por më duket e tepruar ta quaj finale. Finalet luhen më vonë”, tha Conte.

Sipas tij, mentaliteti i Interit nuk do të ndryshojë, pavarësisht kundërshtarit që ka përballë.

“Nuk dimë të presim mbrapa. Duam të imponojmë idenë tonë të futbollit, edhe duke rrezikuar”, theksoi Conte./a2/

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka October 22, 2019 20:26