Skip to content

FLAKA

Primary Menu
  • MKD
  • ENG
  • LAJME
    • Maqedoni
    • Shqiperi
    • Kosovë
    • Bota
    • Sport
  • FORUMI
    • Opinione
  • REVISTA
    • Yjet
    • Kulturë
    • TEKNOLOGJI
    • Kuriozitete
  • FMG
    • FLAKA PLUS
    • GUSTO
    • FEM3
    • F SPORT
    • FLAKA NEWS
    • ФЛАКА МКД
    • GOSTIVARI SOT
    • BOTIME FLAKA
    • FONDACIONI FLAKA
  • Home
  • Maqedoni
  • Uncategorized
  • Conte sulmon Salvinin: I pabesë për bllokimin me emigrantë në det

Conte sulmon Salvinin: I pabesë për bllokimin me emigrantë në det

Redaksia 2 vjet ago

Përtej shijeve...

Për femra

Bota e kafshëve

Teknologjia në pëllëmbë

Revista Online

në çdo lajm...

News Agency

Новинска Агенција

Lajme Sport

mos humbisni asnjë lajm

Kryeministri italian, Giuseppe Conte akuzoi ministrin e Brendshëm, Mateo Salvini për mungesë besnikërie e obsesion me bllokimin e emigracionit përmes një letre të hapur, të publikuar në median sociale, duke thelluar akoma më tej përplasjen brenda koalicionit në pushtet.

Conte që nuk i përket asnjë partie, përmendi rastin e një anijeje shpëtimi të emigrantëve, që iu refuzua hyrja në portet italiane nga Salvini, për të sulmuar liderin e Legës së veriut, që ka kërkuar një mocion mosbesimi për qeverinë.

Në letrën e tij, Conte tha se ka bindur gjashtë vende të BE për të pranuar disa nga emigrantët në bordin e anijes humanitare Open Arms dhe akuzoi Salvinin për bashkëpunim të pandershëm duke keqinterpretuar edhe pozicionin e vetë Contes. Ai akuzoi ministrin e Brendshëm se po shfrytëzon çështjen e emigracionit për të tërhequr mbështetës në vend që të kërkojë zgjidhje me partnerët e Italisë.

“Unë e kuptoj përqendrimin tënd obsesiv tek çështja e emigracionit, duke reduktuar gjithçka tek formula “porte të mbyllura”. Ti je një lider politik dhe normalisht kërkon të rrisësh mbështetjen”,shkruan ai.

Salvini ndërkohë iu përgjigj komenteve të Contes në një konferencë për shtyp.

“Po, unë jam fajtor se jam i fiksuar me sigurinë e qytetarëve italianë, dhe me luftën ndaj trafikantëve njerëzorë, dhe OJQ-ve që bashkëpunojnë me trafikantët. 60 milionë italianë më paguajnë mua për këtë fiksim”.

Continue Reading

Previous: Shkëmbim zjarri indo-pakistaneze në Kashmir
Next: Vazhdojnë protestat në Hong Kong

Të ngjashme

Target-Fortesa_26_23-780x470 Mijallkovi ishte përfshirë në shumë “bomba”

Mijallkovi ishte përfshirë në shumë “bomba”

Redaksia 58 minuta ago
komision-780x470 Maqedoni-Bullgari, palët pa marrëveshje për çështjet kontestuese

Maqedoni-Bullgari, palët pa marrëveshje për çështjet kontestuese

Redaksia 1 orë ago
Screenshot_1-43 Stavrev për “Monstrën”: Nuk ishte vrasje por likuidim i fëmijëve

Stavrev për “Monstrën”: Nuk ishte vrasje por likuidim i fëmijëve

Redaksia 3 ditë ago

TË FUNDIT

Pason-pakoja-e-peste-per-biznesin-dhe-qytetaret LSM: Me rritjen e pagës mesatare të rritet edhe ajo minimale

LSM: Me rritjen e pagës mesatare të rritet edhe ajo minimale

Zaev_15-780x470-1-1-750x430 Letër Kryeministrit Zaev: Tetova pa ujë, përgjegjësi për hidrocentralet!

Letër Kryeministrit Zaev: Tetova pa ujë, përgjegjësi për hidrocentralet!

82446 Shoqata e Botuesve Shqiptar: Stefoska ta anulojë programin vjetor

Shoqata e Botuesve Shqiptar: Stefoska ta anulojë programin vjetor

posta-RMV Fillon qarkullimi i pagesave në Postën e RMV-së

Fillon qarkullimi i pagesave në Postën e RMV-së

Ngrohje-parno Shilegovi nuk heq dorë për të rimarrë sistemin e ngrohjes në Shkup

Shilegovi nuk heq dorë për të rimarrë sistemin e ngrohjes në Shkup

Agjencia e lajmeve FLAKA u themelua me 7 Mars të vitit 2016 nga një staf i kualifikuar  në gazetari.

KONTAKT

info@flaka.com.mk

marketing@flaka.com.mk

+389 72 30 30 36

+389 70 70 90 80

 

KRYEREDAKTOR: Driton ZENKU

ZV.KRYEREDAKTOR: Abedin BILALLI

Daim MIFTARI

 Xhana MIFTARI

Linda LIMANI

  • PËR NE
  • KONTAKTI
  • PUBLICITET
Copyright 2016 - 2021 © Të gjitha të drejtat e rezervuara | by FLAKA.