COP26 – Guterres: Ndaloni masakrën mbi Tokën

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 1 Nëntor, 2021 23:21

COP26 – Guterres: Ndaloni masakrën mbi Tokën

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres i bëri thirrje konferencës së klimës COP26 për të shpëtuar njerëzimin përballë ndryshimeve klimatike.

”Është koha për të thënë mjaft”, deklaroi shefi i OKB-së duke iu drejtuar dhjetëra liderëve botërorë të mbledhur në Glasgou për COP26.

“Ndaloni sjelljen brutale mbi biodiversitetin. Mos e vrisni veten me karbon. Trajtojeni natyrën si duhet. Ndaloni djegiet, shpimet dhe gërmimet gjithnjë e më të thella”, theksoi ai.

”Në vend që të vazhdoni të shfrytëzoni planetin, zgjidhni të shpëtoni të ardhmen tonë dhe të shpëtoni njerëzimin”, shtoi ai.

Sipas kreut të Kombeve të Bashkuara, njerëzimi është “shtrydhur” nga varësia nga lëndët djegëse fosile.

Për shtetet ishullore në veçanti, të kërcënuara nga rritja e nivelit të detit, dështimi i COP26 për të rritur përpjekjet për të kufizuar ngrohjen globale do të përbënte “një dënim me vdekje”.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 1 Nëntor, 2021 23:21

Marketing Politik - Çmimore

Presidenciale | Parlamentare