Corvette C8 për blerësit në Evropë vjen me motor më të vogël

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 10 Nëntor, 2021 23:43

Corvette C8 për blerësit në Evropë vjen me motor më të vogël

Për zvogëlimin e fuqisë motorike të Corvette sa i përket motorit 6,2 litra V8, “fajtorë” janë normat sa i përket emetimit të gazrave që në Evropë janë më të ashpra sesa në Shtetet e Bashkuara.

Ajo çfarë Ford bëri së fundmi me motorin 5 litra V8 që e vë në lëvizje Mustangun i dedikuar për blerësit në Evropë, të njëjtën gjë e kanë bërë edhe në Chevrolete, kështu motori i tyre 6,2 litra V8 që e vë në lëvizje versionin Stingray të C8, është paksa më i dobët krahasuar me opsionin që shitet në pjesën tjetër të Atlantikut, transmeton Telegrafi.

Evropianëve që u pëlqen Corvette e parë, mund të llogaritin në motorin me 482 kuaj-fuqi, që janë mjaftueshëm që pakoja e C8 – përkatësisht Z51 të arrijë shpejtësinë nga 0-100 kilometra në orë për 3,5 sekonda e atë nga 0-200 për vetëm 13,9.

Shpejtësia maksimale e kësaj veture sportive është 296 kilometra në orë, e fuqia në rrotat e pasme bartet falë ndërruesit automatik me tetë shpejtësi.

Me specifika të njëjta, ky motor për tregun amerikan prodhon 495 kuaj-fuqi, kurse modeli Z06 që ka motor 5,5 litra V8 që shitet në Amerikën e Veriut, prodhon 680 kuaj-fuqi. /Telegrafi/

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 10 Nëntor, 2021 23:43
  • Ndiqeni faqen tonë në Facebook për lajmet më të fundit dhe për prodhimet tona më të reja multimediale.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Instagram me përmbajtje të veçantë dhe informuese – fotogaleri, video dhe infografika.
  • Abonohuni në kanalin tonë në Youtube për videove ekskluzive nga të katër anët e globit.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Twwiter për t’u informuar vazhdimisht për zhvillimet më të fundit në Maqedoninë e Veriut, në rajon dhe në botë.