COVID 19, a ka Maqedonia mjaftueshëm teste?

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka March 30, 2020 22:28

COVID 19, a ka Maqedonia mjaftueshëm teste?

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe tha në konferencën e sotme për shtyp se Maqedonia ka një numër të mjaftueshëm testesh, përcjell FLAKA.

“20,000 teste si një donacion tashmë janë në rrugë për në vendin tonë, përveç testeve që kemi tani dhe 5,000 testeve të dhuruara nga një prej laboratorëve tanë privatë i kemi dhe i njejti laborator do të përfshihen në sistemin e analizave, në pikat e kontrollit të marra nga pikat në të gjithë vendin”, tha Filipçe

Ai thotë se për shkak të numrit të madh të qytetarëve që janë testuar sot, një pikë tjetër kontrolli po funksionon në Shkup, në Poliklinikën e Çairit. Të mërkurën, do të fillojë të punojë edhe pika te Mlinballkan, e cila, sipas Filipçes, do të dyfishojë kapacitetin e testimit në Shkup.

Filipçe tha se analiza nga komisioni i ekspertëve të laboratorëve privatë ishte përfunduar.

“Me përfshirjen e tyre në përputhje me marrëveshjet që do të bëhen me Fondin e Sigurimeve Shëndetësore, kapaciteti do të rritet ndjeshëm”, tha Filipçe. FLAKA

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka March 30, 2020 22:28