Covid-19, asnjë shtrat i lirë në Klinikën Infektive

Desk
By Desk November 5, 2020 19:25

Covid-19, asnjë shtrat i lirë në Klinikën Infektive

Asnjë shtrat i lirë nuk ka mbetur në spitalin modular të Infektives, ndërkaq i mbushur mbetet edhe reparti i kësaj Klinike. Sfida e pacientëve për sigurimin e një shtrati spitalor është e madhe edhe në kovid-qendrat në qytetet tjera. Rritja e numrit të të infektuarve me koronavirus, ka mbështetur për muri autoritetet shëndetësore. Në Klinikat tjera punohet intensivisht në krijimin e hapësirave të reja, por mbeten larg nevojave urgjente, thonë nga Ministria e Shëndetësisë.

MINISTRIA E SHËNDETËSISË

 

Në Klinikën Infektive u shtruan 12 pacientë, gjithsej 160 të hospitalizuar, prej tyre 130 në oksigjeno terapi.

Spitali “8 Shtatori” u shtruan 8 pacientë, gjithsej 79 të shtruar, 2 prej tyre në ventilim mekanik.

Në Spitalin e “KOZLES” u shtruan 10 pacientë, gjithsej 32 të hospitalizuar.

Në Institutin e TBC-së janë të shtruar 30 pacientë pozitiv me CoVid-19.

Në të gjitha spitalet e qyteteve tjera janë të shtruar edhe 543 pacientë.

Klinika e Pulmologjisë është e vetmja që arriti të krijojë hapësira për të ndarë pacientët pozitiv me të tjerët të sëmurë nga frymëmarrja. Drejtori Dejan Dokiq tha se kjo hapësirë mbetet në plan B për zgjerime të mëtejme të kovid-qendrave pasi që trajtojnë pacientë nga grupet me rrezik.

Sa i përket vendeve të lira të shtretërve që janë disponibël për pacientët, të cilët kurohen nga virusi korona, për momentin vende të lira ka në Institutin për TBC. Megjithatë nëse mbushet edhe ky kapacitet nga kjo fundjavë do të lëshohen në përdorim Klinika e dermatologjisë dhe neurologjisë duke siguruar edhe 66 shtretër të lirë për pacientët me CoVid-19 – tha Dejan Dokiq, drejtor i Klinikës së Pulmologjisë dhe Alergologjisë.

Nga Ministria e Shëndetësisë thonë se janë në përpjeke që të sigurojnë shtrat për çdo pacient që ka nevojë për tu hospitalizuar, andaj kërkojnë që të akomodohen edhe 150 shtretër. Numri i rasteve aktive kaloi 12 mijë, por shifrat tregojnë se në spitale aktualisht kurohen më pak se 1 mijë pacientë./Alsat

Desk
By Desk November 5, 2020 19:25