Covid – 19 / Dekani i UT-së, Prof. Dr. Xhezair Idrizi me këshilla se si mund të mbrohemi nga infektimi

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka April 13, 2020 12:03

Covid – 19 / Dekani i UT-së, Prof. Dr. Xhezair Idrizi me këshilla se si mund të mbrohemi nga infektimi

Në vijim të sensibilizimit të opinionit publik, për t’i respektuar rekomandimet e OBSH-së dhe të institucioneve kompetente të vendit tonë, sot Universiteti i Tetovës e ka zhvilluar ligjëratën e radhës përmes platformës online, përcjell Flaka kumtesën e arritur në redaksi nga UT 

Me moton “Rri në shtëpi, ne ligjërojmë për Ty”, dekani i Fakultetit të Teknologjisë Ushqimore dhe të Ushqyerit, Prof. Dr. Xhezair Idrizi, në ligjëratën e tij për publikun e vendit dhe jo vetëm, ka sqaruar për ndikimin e ushqimit në rritjen e sistemit  imunitar, parandalimin e një sërë sëmundjesh, me theks të veçantë sëmundjen e fundit që ka të bëjë me virusin korona dhe shpalljen e pandemisë botërore – Covid -19.

Ky virus, në aspektin shkencor është shumë pak i studiuar, prandaj, sipas Prof. Dr. Xhezair Idrizi, ne duhet të kemi forma alternative që të mbrohemi nga përhapja e tij.

Ai, sot ka prezantuar disa këshilla se si nëpërmjet ushqimit mund të parandalohet infektimi nga Covid-19.

Për më tepër, ju ftojmë ta ndiqni video-xhirimin e plotë:

https://www.facebook.com/338685373241583/videos/850784582068237/

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka April 13, 2020 12:03