CoVid 19, Ditën e kaluar janë bërë 586 teste

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka April 11, 2020 15:06

CoVid 19,  Ditën e kaluar janë bërë 586 teste

Në 24 orët e fundit janë regjistruar 49 raste të reja të prekura nga  Covid-19, dhe një nga këto raste është regjistruar në qytetin e Gostivarit, njofton Agjencia e lajmeve Flaka 

 
Numri i përgjithshëm i pacientëve të diagnostikuar me Covid-19 në vendin tonë është 760 persona.
 
Ditën e kaluar janë bërë 586 teste, ndërsa deri tani 7.653 pacientë për status me  Covid-19, sakaaq dy persona nga Kumanova dhe Prilepi kanë vdekur nga koronavirusi.
 
Në ditën e kaluar në Klinikën Infektive janë pranuar 3 pacientë dhe aktualisht 68 prej të cilëve 15 prej të cilëve janë në trajtim të aparatit për oksigjen si dhe 8 në ventilimin mekanik, njofton Flaka 
 
Ndërkohë, 8 pacientë të rinj janë pranuar në spitalin 8 shtatori, kurse  28 të hospotalizuar janë të  dyshimtë se janë ifentkaur nga koronavirusi.
 
Nëntë pacient janë me pasqyrë të rënduar klinike dhe 6 pacientë trajtohen me frymëmarrje artificiale.
 
Gjithsej 5 pacientë janë shtruar në spital në Manastir, kurse një pacient trajtohen me aparat për
oksigjen e tjetri është në gjendje stabile. Në trajtim shtëpiak përmes këtij spitali ndodhen 7 pacientë të cilët janë në gjendje të mirë shëndetësore.
 
Kurse, në Shtip gjithsej  janë shtruar në spital  13 pacientë të cilët janë të dyshimtë për koronavirus, dhe 13 të tjerë po ndiqen për trajtim shtëpiak. Atje, përveç një pacienti që ndodhet në përkeqësim të gjendjes shëndetësore, të gjithë pacientët e tjerë ndodhen në gjendje të mirë.
 
Rastet e reja nëpër qytete:

– Shkup 13

– Kumanovë 14
 
– Shtip 6
 
– Prilepi 8
 
– Veles 6
 
– Gostivar 1
 
– Koçani 1
Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka April 11, 2020 15:06