CoVid-19 do të lë pas vetes gjurmë psikologjike dhe emocionale

Linda Limani
By Linda Limani 8 Shtator, 2020 11:05

CoVid-19 do të lë pas vetes  gjurmë psikologjike dhe emocionale

Edhe në të ardhmen kur pandemia e CoVid-19 do të jetë një e kaluar, pasojat do të barten në forma të ndryshme. Kështu vlerësojnë sociologët dhe psikologët, shkruan Agjencia e lajmeve FLAKA në temën e radhëz. 
 
Ekspertët thonë se pasojat emocionale dhe psikologjike të krizës do të ndjehen për një kohë të gjatë.
Ali Pajaziti

Ali Pajaziti

“Zbrazëtira do të mbetet evidente  rëndë se do të mund të plotësohet, andaj të lutemi që një ditë e më parë të marrë fund kjo pandemi dhe t’i kthehemi natyralitetit tonë dhe të familjeve tona, të fëmijëve tanë që janë fazën e formimit si pjesëtarë të shoqërisë”, shprehet sociologu Ali Pajaziti. 

Sipas psikologes Blerita Mazllami, Pandemia e vitit 2020 globalisht eshte perjetuar  si ngjarje  stresuese dhe traumatike kurse reagimet e njerëzve ndaj tyre jane te dryshme.
Blerta Mazllami

Blerta Mazllami

“Varrësisht nga ajo se si e kanë përjetuar izolimin sa kanë qenë të goditur nga kjo pandemi, a kanë përjetuar humbje të personave të dashur a kanë  qenë direkt të infektuar apo të rrezikuar. Pasojat më të zakonshme të një ngjarje traumatike janë ato fiziologjike, emocionale dhe psikologjike.  Fizikisht, personat e tramatizuar mund të vuajnë nga trembja lehtësisht, rritje të shpeshta të rrahjeve të zemrës, lodhje kronike, axhitim, tension muskulor, etj. Në rrafshin emocional dhe mendor, vështirësi përqëndrimi, pagjumësi dhe/ose makthe, flashback të ngjarjes, mungesë besimi dhe dyshueshmëri, ndjenja e pafuqise, ndjenja faji, turpi, ndjenja pashpresshmërie”

 
Sipas asociacionit psikologjik amerikan, shprehet ajo, mund të kemi edhe njerëz  me  çrregullime ankthi, ata zakonisht kanë mendime ose shqetësime të përsëritura ndërhyrëse.
 
“Ato mund të shmangin situata të caktuara nga shqetësimet. Gjithashtu mund të kenë simptoma fizike të tilla si djersitje, dridhje, marrje mendsh ose rrahje të shpejta të zemrës. Mendoj se Cdo person që  has në vështirësi duhet të kerkojë ndihmë profesionale dhe gjithçka të kalojë pa dëme të mëdha të shëndetin mendorë .Ta rruajmë shëndetin mendorë”, përfundon Mazllami. 
 
 
Kombet e Bashkuara u kanë rënë kambanave të alarmit për mundësinë e rritjes së rasteve të vetëvrasjeve dhe abuzimit me drogën dhe alkoolin duke u bërë thirrje vendeve të investojnë për shëndetin mendor. FLAKA
 
Linda Limani
By Linda Limani 8 Shtator, 2020 11:05