COVID-19 – Facebook 100 milionë dollarë ndihmë financiare për mediet

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka March 30, 2020 22:51

COVID-19 – Facebook 100 milionë dollarë ndihmë financiare për mediet

Facebook tha sot se do të dhurojë 100 milionë dollarë për të ndihmuar mediet, tashmë të goditura rëndë nga epidemia e COVID-19, në mënyrë që ato të vazhdojnë të sigurojnë informacione të besueshme, kur është më e nevojshme.

“Sektori i mediave është duke punuar në kushte të jashtëzakonshme për t’i mbajtur njerëzit të informuar gjatë pandemisë COVID-19”, tha Campbell Brown, përgjegjës për bashkëpunimet e rrjetit social me mediat.

“Fondet e reja përfshijnë 25 milionë dollarë në donacione urgjente për gazetarinë lokale, si edhe 75 milionë dollarë ndihmë promovuese”, tha Facebook, pa dhënë detaje të tjera mbi kriteret e ndihmës.

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka March 30, 2020 22:51