COVID-19 – Facebook mbyll zyrat në Londër dhe në Singapor

Desk
By Desk March 7, 2020 22:46

COVID-19 – Facebook mbyll zyrat në Londër dhe në Singapor

Facebook njoftoi sot se do të mbyllë zyrat në Londër dhe në Singapor për “pastrim të thellë”, pasi një punonjës i rrjetit social në arkipelagun e Azisë juglindore ka rezultuar pozitiv me koronavirusin e ri.

Pas identifikimit të një rasti në ekipet që ndodhen në Singapor, ne kemi mbyllur menjëherë zonat e prekura për një pastrim në thellësi dhe kemi këshilluar punonjësit tanë të punojnë nga shtëpitë deri më 13 mars”, theksoi grupi amerikan në një komunikatë.

“Punonjësi i sëmurë ka shkuar në zyrat londineze të kompanisë më 24-26 shkurt”, theksoi i njëjti burim.

“Për këtë arsye ne kemi marrë vendim për të mbyllur zyrën tonë në Londër deri të hënën, për të proceduar një pastrim në thellësi”, shtoi i njëjti burim.

Desk
By Desk March 7, 2020 22:46