COVID-19, gjysma e japonezëve ndihen më mirë pas pandemisë

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka September 10, 2020 20:19

COVID-19, gjysma e japonezëve ndihen më mirë pas pandemisë

Pothuajse gjysma e popullsisë së Japonia thotë se ndihet në gjendje më të mirë pas pandemisë, për shkak të masave paraprake të marra gjatë urgjencës shëndetësore dhe përmirësimit të përgjithshëm të mënyrës së jetesës, sipas një sondazhi online të grupit ”Meiji Yasuda”, i cili intervistoi 5 640 persona, 48,1% e të cilëve thonë se ndihen “më të shëndetshëm” ose “më mirë” duke ndjekur rekomandimet për të qëndruar në shtëpi.

Studimi zbulon se tek shumë persona është përmirësuar stili i jetesës. Anketa e kryer në gjysmën e parë të gushtit ekzaminoi burra dhe gra të martuar midis moshës 20 dhe 79 vjeç.

Arsyet e këtyre ndryshimeve të favorshme pjesërisht i kushtohen kujdesit ndaj shëndetit, koha kushtuar gjimnastikës, ulja e stresit dhe rënia e konsumit të pijeve alkoolike.

Deri më sot, infeksionet e koronavirusit në Japoni janë në nivele më të ulëta se mesatarja e vendeve perëndimorë, me një total prej 73 545 rastesh dhe 1 411 vdekjet e konfirmuara.

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka September 10, 2020 20:19