Covid 19, humbje të mëdha në bujqësi e blegtori

Desk
By Desk May 2, 2020 19:29

Covid 19, humbje të mëdha në bujqësi e blegtori

“Jemi në lagjen Hasanbeg të Shkupit, më konkretisht në pronën e Qemal Nebiut, i cili tashmë është bujk me përvojë shumë vjeçare. Por si ballafaqohen bujqit në këtë situatë me virusin korona, do të na tregoj zotëri Qemali i cili ka mbjellë më shumë se 10 hektarë tokë”.

Ka ndikuar shumë tek ne kjo situatë. Sidomos këtë vit shumë. Kemi edhe patate të mbjella, shitje momentalisht nuk ka. Ja kemi filluar ti nxjerrim por për momentin e kemi ndal punën sepse nuk ka shitje pasi për momentin 10-15 denarë shiten. Nëse nuk gjeni person për ti blerë këto, a do të shkojnë kotë ose çfarë do të ndodhë? Jo jo, kot do të shkojnë, këtu në arë mbesin këto, thash e shti plugun edhe i lëvrojmë, nuk kemi ç’të bëjmë. Me pjepër ndoshta do të ketë shitje, por varet krejt prej situatës”-tha Qemal Nebiu, bujk.

“Qemali ka edhe mbi 50 krerë bagëti dhe thotë se për to merr subvencione. Por cila është matematika e parave të cilat duhet ti marrë dhe parave të cilat duhet ti shpenzojë për to?”

Kemi shitur prej 50 deri në 60 copë në vjet.  Sivjet punët i kemi katastrofë. Ushqimet e kafshëve i kanë rritur shumë shtrenjtë, sepse vijnë prej Serbie. Ka qenë 10 denarë, tani është 12 -13 denarë kilogrami. Ndërsa për një dem së paku duhen 12 kilogram në ditë. Për momentin unë jam në humbje sepse në muaj harxhoj rreth 14 tonë. Po subvencionet i kemi marrë rregullisht, probleme nuk kemi pasur. Por ama ata na japin për një viç 2800 denarë, ndërsa në anën tjetër na marrin 3400 denarë,”-pohoi Qemal Nebiu, bujk.

Ministri i Bujqësisë, Trajan Dimkovski thotë se e ndjekin situatën dhe janë të hapur për të komunikuar me bujqit dhe fermerët për të gjetur zgjidhje për produktet e tyre.

Nëse fermerët janë të regjistruar se veprimtarinë bazë e kanë bujqësinë, nga viti i kaluar u vendos lirimi nga tatimi personal, kështu që nga ky aspekt bujqit të cilët të ardhurat bazë i kanë nga bujqësia, tatimin personal e kanë të kthyeshëm. Do të diskutohet dhe të shihet se sa janë ata shpenzime që i kanë për pullat, për nxjerrjen e pasaportave dhe të tjera, që të shohim se sa mund të ulen ato shpenzime”-tha Trajan Dimkovski, ministër i Bujqësisë.

Ministri Dimkovski shpjegon se gjendja me virusin ka pasur ndikim në sektor dhe kultura të ndryshme bujqësore të cilat kultivohen tek ne. Pjesa më e ndjeshme është me eksportin, sidomos me mishin e qengjave. Krahasuar me katër mujorin e parë të vitit 2019, këtë vit, vendi ka eksportuar 400 mijë kilogram më pak eksport, të qengjave, respektivisht 1.7 milion euro më pak. Këtë vit, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, eksporti i mallrave bujqësore në përgjithësi është më i ulët për 16 milion euro. Ndërsa rënie identike prej 16 milion euro ka edhe në importi.

Desk
By Desk May 2, 2020 19:29