Skip to content
FLAKA

FLAKA

Primary Menu
  • MKD
  • ENG
  • LAJME
    • Maqedoni
    • Shqiperi
    • Kosovë
    • Bota
    • Sport
  • FORUMI
    • Opinione
  • REVISTA
    • Yjet
    • Kulturë
    • TEKNOLOGJI
    • Kuriozitete
  • FMG
    • FLAKA PLUS
    • GUSTO
    • FEM3
    • F SPORT
    • FLAKA NEWS
    • ФЛАКА МКД
    • GOSTIVARI SOT
    • BOTIME FLAKA
    • FONDACIONI FLAKA
  • Home
  • Bota
  • COVID-19 në Gjermani: Merkel për një mbyllje afatshkurtër të vendit

COVID-19 në Gjermani: Merkel për një mbyllje afatshkurtër të vendit

Redaksia

Kancelarja Angela Merkel e mbështet një “mbyllje afatshkurtër në shkallë vendi” për luftimin e infektimeve. Një zëdhënëse e Kancelares theksoi, se sistemi shëndetësor gjerman është nën një presion gjithnjë e në rritje.

Një zëdhënëse e qeverisë gjermane tha të mërkurën (07.04) se kancelarja është pro një mbylljeje afatshkurtër në shkallë vendi, mbyllje e cila ka si qëllim uljen e shifrave të infektimeve nga koronavirusi.

Teksa Gjermania gjendet mes ‘luftës’ me valën e tretë të pandemisë dhe fushatës së ngadaltë të vaksinimeve, disa drejtues të landeve kanë bërë thirrje për një periudhë ashpërsimi të kufizimeve. “Është e drejtë çdo thirrje për një mbyllje afatshkurtër dhe të njëtrajtshme”, tha zëdhënësja Ulrike Demmer. “Gjithashtu, në këto momente është me rëndësi një qasje e përbashkët në shkallë vendi.” Menaxhimi i ndryshëm i pandemisë nga 16 landet “nuk është kontribut i mirë për situatën”, shtoi ajo.

Demmer u tha gazetarëve, se në Gjermani po vërehet një numër i rritur i pacientëve që janë nën kujdes intensiv.

“Për momentin nuk kemi të dhëna pozitive, për aq kohë sa numrat e infeksioneve të reja po rriten. Por një mesazh i qartë është numri i shtretërve të zënë në kujdesin intensiv. Po rriten së tepërmi, shumë shpejt. Mjekët e kujdesit intensiv janë të shqetësuar.”

“Sistemi shëndetësor është nën një presion të madh e të vazhdueshëm,” tha ajo, duke nënvizuar se është shënuar një rritje prej 5% i zënies së shtretërve të kujdesit intensiv brenda vetëm 24 orëve.

“Na nevojitet një incidencë e qëndrueshme poshtë 100”, tha ajo, duke iu referuar numrit të rasteve të reja për 100.000 banorë, brenda një periudhe 7-ditore në Gjermani.

Sipas Institutit Robert Koch, të dhënat kombëtare tregojnë 110.1 raste për 100.000 banorë.

Duke u bazuar në sistemin federal gjerman, secili land ka të drejtën që të vendosë vetë për rregullat e menaxhimit të pandemisë. Disa prej tyre kanë dështuar në vendosjen e rregullave më të ashpra pavarësisht rasteve në rritje që e tejkalojnë situatën e emergjencës, duke çuar madje në lehtësim të masave.

Mes atyre që bëjnë thirrje për një mbyllje afatshkurtër dhe të ashpër është Armin Laschet, kreu i Partisë Kristiandemokrate (CDU), i cili tha se mund të jetë e nevojshme një mbyllje për të ulur numrin e rasteve, derisa të vaksinohen më shumë njerëz. Ai gjithashtu bëri thirrje që bisedimet mes kancelares Merkel dhe drejtuesve të landeve të tjera, që janë planifikuar për të hënën e ardhshme, të realizohen më shpejt.

Më herët, Merkel e ka kritikuar Laschet — një kandidat i mundshëm për ta zëvendësuar atë në postin e Kancelares – për rezistencën ndaj masave më të ashpra./DW

Continue Reading

Previous: Britania këshillon kufizimin e vaksinës së AstraZeneca-s tek moshat nën 30 vjeç
Next: Suedia ashpërson rregullat për emigracionin e përhershëm

Të ngjashme

e93f04c2-e28d-4dfc-b3d9-afea2e3c092b_w1023_r1_s Mbi tre milionë persona të vdekur me koronavirus në botë

Mbi tre milionë persona të vdekur me koronavirus në botë

Redaksia
thumbnail_joe-biden Biden: Shumë herët për të përmendur një sukses në negociatat me Iranin

Biden: Shumë herët për të përmendur një sukses në negociatat me Iranin

Redaksia
E4B2201F-4A9F-4E9D-AD41-14733547B194-780x470 U vaksinua pa radhë, ish-presidenti ndalohet të mbajë post për 10 vjet

U vaksinua pa radhë, ish-presidenti ndalohet të mbajë post për 10 vjet

Redaksia

TË FUNDIT

qafe-thane Shqipëri, Karantinë 14 ditë për këdo që hyn nga Maqedonia e Veriut dhe Greqia

Shqipëri, Karantinë 14 ditë për këdo që hyn nga Maqedonia e Veriut dhe Greqia

175621133_4384399794921096_4569107680119612666_n Ferat Memeti nga sot drejtor i Muzeut Natyrorë shkencorë të RMV

Ferat Memeti nga sot drejtor i Muzeut Natyrorë shkencorë të RMV

E4D176FD-F70B-4FDE-B550-52514334C36A Paralajmërohet rritje të çmimit të mishit dhe produkteve të tij

Paralajmërohet rritje të çmimit të mishit dhe produkteve të tij

fotyototo (1) Sulmuesi në Xhaminë e Tiranës, vuante nga depresioni

Sulmuesi në Xhaminë e Tiranës, vuante nga depresioni

Ora-policore-780x470 Ora policore dhe masat tjera restriktive mbeten në fuqi edhe një javë

Ora policore dhe masat tjera restriktive mbeten në fuqi edhe një javë


Agjencia e lajmeve FLAKA u themelua me 7 Mars të vitit 2016 nga një staf i kualifikuar  në gazetari.

KONTAKT

info@flaka.com.mk

marketing@flaka.com.mk

+389 72 30 30 36

+389 70 70 90 80

PËRGJEGJËS TEKNIK:

Artin MURATI

 

REDAKSIA

Linda LIMANI

Driton ZENKU

Abedin BILALLI

 Xhana MIFTARI

Xheneta MUSLIU

  • PËR NE
  • KONTAKTI
  • PUBLICITET
Copyright 2016 - 2021 © Të gjitha të drejtat e rezervuara | by FLAKA.