Skip to content
FLAKA

FLAKA

Primary Menu
  • MKD
  • ENG
  • LAJME
    • Maqedoni
    • Shqiperi
    • Kosovë
    • Bota
    • Sport
  • FORUMI
    • Opinione
  • REVISTA
    • Yjet
    • Kulturë
    • TEKNOLOGJI
    • Kuriozitete
  • FMG
    • FLAKA PLUS
    • GUSTO
    • FEM3
    • F SPORT
    • FLAKA NEWS
    • ФЛАКА МКД
    • GOSTIVARI SOT
    • BOTIME FLAKA
    • FONDACIONI FLAKA
  • Home
  • Maqedoni
  • COVID-19, nisi vaksinimi masiv me “Sputnik V”

COVID-19, nisi vaksinimi masiv me “Sputnik V”

Redaksia

Filloi vaksinimi masiv në arenën A1 në Shkup. Brenda një ore imunizohen rreth 300 persona, ndërkaq deri në fund të ditës me vaksinën Ruse Sputnik V është paraparë të vaksinohen tre mijë persona. Shumica e personave që ALSAT anketoi ishin punonjës shëndetësor, kryesisht të qyteteve të tjera. Shprehen se nuk kanë ndjerë ndonjë ndryshim pas vaksinimit derisa disa prej tyre shprehen se vaksinimi është i vonuar.

“Gëzohem që na thirrën. Që moti presim të na thërrasin për marrjen e vaksinës. Për ndryshe, jemi mjekë nga Tetova, nuk kishim ndonjë problem. Gjithë procesi ishte mirë i organizuar. Pas vaksinimit pushuam 15 minuta, nuk patëm efekte anësore, tani po shkojmë në shtëpi”.

“ Ndjehem njejtë si përpara marrjes së vaksinës, nuk kam probleme. Gjithçka kaloi mirë. Unë jam farmaciste e diplomuar. Mendoj se duhej më herët të kishte ndodhur imunizimi”.

“ Jam punonjëse shëndetësore, infermiere në sektorin privat para dhjetë ditësh u paraqita për vaksinim dhe dje mora njoftim për terminin e sotëm që të vaksinohem”.

“Vij nga Shtëpia e shëndetit në Gostivar, punëtor i laboratorisë. Është vonë, por patjetër ta marrim periudhën që vjen sepse jemi në kontakt të vazhdueshëm me pacientë të infektuar, mbi 150 pacientë për çdo ditë”.

“Ndjehem mirë, u vaksinova në krahun e djathtë. Unë jam me epilepsi. Ju tregova se terapinë e pranoj në mënyrë të rregullt. Nuk pata pengesa, më thanë të pushojë për 10-15 minuta”.

Personeli mjekësor i angazhuar në imunizim bën thirrje që qytetarët të mos hezitojnë të vaksinohen.

Sabiha Starova, Instituti i Shëndetit Publik

“ Gjithçka po shkon në rregull. Kam një porosi për qytetarët, të gjithë të vaksinohen me qëllim që të mund ta fitojmë këtë të keqe që na ndodhi. 4:39 Nuk kishim ndonjë pacientë i cili do refuzonte vaksinimin apo ndonjë paraqitje të efekteve anësore”.

Zëvendës ministri i Arsimit ka kërkuar që si grup me prioritet të jenë edhe arsimtarët të cilët mbajnë mësim me prani fizike.

“Një nga grupet prioritare janë arsimtarët që mbajnë mësim me prani fizike nga klasa e parë deri në të tretën që shkojnë me procedura të rregullta këta që mbajnë mësim me prani fizike, dhe më pastaj me radhë edhe punonjësit tjerë të arsimit- deklaroi Sinkron: Arafat Shabani. Zv ministër i Arsimit.

Deri më sot gjithsej janë vaksinuar rreth 10, 000 qytetarë. Ministri i Shëndetësisë deklaroi se brenda prillit pritet të arrijnë numër i madh i vaksinave tjera nga kompani të ndryshme, pas çka do të rritet edhe numri i të vaksinuarve në bazë ditore./Alsat

Continue Reading

Previous: Shoqata e bastoreve kundërshton ashpër ligjin anti-bixhoz
Next: Banka Popullore do të zëvendësojë bankënotat e dëmtuara

Të ngjashme

CLICK-BEKTESHI-2 Bekteshi: Nga fundi i majit mund të hapen restorantet e dasmave

Bekteshi: Nga fundi i majit mund të hapen restorantet e dasmave

Redaksia
CB1087D2-BB97-435A-89C6-3F0E0F43F4AA-696x430 Ilire Dauti: Jemi duke përpilur tekstin final për ligjin për shtetësinë

Ilire Dauti: Jemi duke përpilur tekstin final për ligjin për shtetësinë

Redaksia
Kreshnik-Bekteshi-click-2 Bekteshi: Deri më 30 prill kompanitë kanë afat të aplikojnë për mbështetje financiare nga pakoja e 5-të

Bekteshi: Deri më 30 prill kompanitë kanë afat të aplikojnë për mbështetje financiare nga pakoja e 5-të

Redaksia

TË FUNDIT

Rita-dhe-Vera-Ora-634x470 Edhe nëna e Rita Orës vishet me veshje kombëtare si e bija

Edhe nëna e Rita Orës vishet me veshje kombëtare si e bija

Taylor-Swift-780x470 Pas 54 vitesh, Taylor Swift thyen rekordin e grupit të famshëm muzikor

Pas 54 vitesh, Taylor Swift thyen rekordin e grupit të famshëm muzikor

2 Kush kërkoi i pari ndarjen, Kim apo Kanye?

Kush kërkoi i pari ndarjen, Kim apo Kanye?

1 Harry do të shtyjë largimin e tij nga Pallati Mbretëror, kjo është arsyeja

Harry do të shtyjë largimin e tij nga Pallati Mbretëror, kjo është arsyeja

CLICK-BEKTESHI-2 Bekteshi: Nga fundi i majit mund të hapen restorantet e dasmave

Bekteshi: Nga fundi i majit mund të hapen restorantet e dasmave


Agjencia e lajmeve FLAKA u themelua me 7 Mars të vitit 2016 nga një staf i kualifikuar  në gazetari.

KONTAKT

info@flaka.com.mk

marketing@flaka.com.mk

+389 72 30 30 36

+389 70 70 90 80

PËRGJEGJËS TEKNIK:

Artin MURATI

 

REDAKSIA

Linda LIMANI

Driton ZENKU

Abedin BILALLI

 Xhana MIFTARI

Xheneta MUSLIU

  • PËR NE
  • KONTAKTI
  • PUBLICITET
Copyright 2016 - 2021 © Të gjitha të drejtat e rezervuara | by FLAKA.