CoVid-19, raste të reja në Kumanovë 44, Shkup 28, Tetovë 5, Gostivar e Dibër nga 2, Strugë e Kërçovë nga 1

Desk
By Desk April 16, 2020 16:41

CoVid-19, raste të reja në Kumanovë 44, Shkup 28, Tetovë 5, Gostivar e Dibër nga 2, Strugë e Kërçovë nga 1

Nga ministri e shëndetësisë kanë informuar se në Klinikën  për sëmundje infektive ka humbur jetën një pacient nga rajoni i Strugës i moshës 50 vjeçare i cili pranuar në Klinikë më 27 mars. Një ditë më pas për shkak përkeqësimit të gjendjes është vendosur në ventilim mekanik.

Nga Klinika janë lëshuar pesë pacientë, ndërsa sot janë regjistruar edhe 18 pacientë  të shëruar, të cilët janë mjekuar në kushte shtëpiake.

Në 24 orët e fundit janë konfirmuar 107 raste me Kovid-19. Në bazë të qyteteve: Shkup-28, Kumanovë-44, Dibër-2, Shtip-1, Prilep-11, Tetovë-5, Strugë-1, Veles-4, Manastri-6, Kavadar-1, Gostivar-2, Koçani-1, Kërçovë-1.  

Me këtë numri i përgjithshëm i pacientëve të diagnostifikuar me Kovid-19 në vendin tonë  ka shkuar në 1081.

Në 24 orët e fundit janë bërë gjithsej 660 testime. Deri tani në vendin tonë janë bërë 10.422 testime për Kovid-19.

Desk
By Desk April 16, 2020 16:41